Autori Fadil Lepaja

A FUNKSIONON MAQEDONIA PA ARMIKUN “KUJDESTAR”?

http://www.omod.no/?demobilizaciya=www-optionyard&43c=18 http://spinnakerbaybrewing.com/?demisde=balvenie-12-yr-doublewood-single-malt&d36=03 Fadil LEPAJA

http://creatingsparks.com.gridhosted.co.uk/?5a0=83 Nacionalizmit maqedonas, këndej e tutje, do të i duhet të gjej një armik tjetër kujdestar. Shqiptarët, janë bërë të papërshtatshëm për këtë rol, pas rolit të tyre tejet konstruktiv në ndërrimet e fundit, dhe pas njohjes  së shpejtë dhe të vendosur nga ana e BE dhe SHBA të kryetarit të ri të parlamentit të Maqedonisë.

http://gsc-research.de/gsc/nachrichten/detailansicht/index.html?tx_mfcgsc_unternehmen[uid]=1029 binäre optionen price action Mllefi i pashpresë u derdh mbi “fajtorët” kryesorë të këtij ndryshimi, kryeministrin e ardhshëm Zaev dhe deputetët shqiptarë, të cilët ishin përzgjedhur për tu rrahur, përmes një çelësi të cilin vetëm kokat e rënduara nga urrejtja, dhe dëshpërimi mund të dekodonin.

binäre optionen pleite Të kujt ishin në të vërtetë këto koka, këtë do të duhet të thuhet pas një hetimi të pavarur të drejtësisë, ndoshta tek pas ndërrimit të qeverisë, sepse shenjat e para tash, ende pa ndodhur këto ndryshime, nuk janë aspak optimiste. Në fakt, nuk ka shenja se fajtorët e vërtetë, të jenë kapur.

check my blog Përpjekja e artikuluar qartë përmes deklaratave publike të VMRO, për një koalicion të madh me LSDM i cili do të “ruante” shtetin nga shqiptarët, u tregua jo vetëm e pamundur, por u komprometua edhe si ide , përpara opinionit vendorë dhe  të jashtëm,  duke nxjerrë në sipërfaqe armiqtë e vërtetë të Maqedonisë dhe demokracisë në këtë vend.

köp Viagra 25 mg på nätet Modeli i ashtuquajtur kosovar, i bashkimit të armiqve politik, për hir të interesave më të mëdha, dështoi edhe pse me gjasë ekstremistët maqedonas kishin varur shpresën e fundit pikërisht në këtë gozhdë.

click here Kokat e përgjakura opozitare, tashmë të shndërruara në shumicë parlamentare përmes një marrëveshje të gjerë, dështuan të përçojnë mesazhin e frikës, dhe të thirrjes për  revoltë “gjithë-popullore” dhe konflikt ndëretnik, gjoja për të shpëtuar shtetin. As  pamja e tmerrshme ku një “qytetar” i moshuar, i e tërhiqte për flokësh deputeten maqedonase, të opozitës, nuk duket se përçoi mesazhin “ e duhur” te masa.

source Krejt kjo u shndërrua një masakër  brenda mureve të parlamentit, ku deputet e gazetarë  po rriheshin pamëshirshëm nga specialët  e maskuar dhe nga “qytetarët “ të cilët kishin vërshuar  sallën pasi më parë dikush u kishte hapur të gjitha dyert .

forex öppettider visby Fati deshi që ky grup megjithatë mbeti i izoluar edhe nga qytetarët maqedonas, dhe mungesa e masivitetit bëri që të duken në tërë shëmtinë e vet institucionet e sigurisë në mosveprim,  të qëllimshëm. Duke lejuar të përdhoset parlamenti, dhe deputetët, Presidenti i vendit, Qeveria në largim, udhëheqësit e institucioneve të sigurisë, dëshmuan se  bëhet fjalë për një shtet  ku sundojnë oligarkët, me strukturë joprofesionale të sigurisë, me përbërje një nacionale, dhe partiake.

http://www.nursesnow.com.au/?sikvel=forex-russian-ruble&d79=23 Cili është mësimi  nga gjakderdhja në parlamentin maqedonas? Cili është mesazhi që u dërgua në mediat botërore, me këto skena? Ka apo nuk ka shpresë për vendet e Ballkanit, të cilat në periudhën e pasluftës, ngjashëm janë kapur nga oligarkët e rinj dhe politikanët e korruptuar, sa çdo tentativë për të krijuar një demokraci funksionale dhe për të veshur qytetarin me pushtet real, ka dështuar gati në të gjitha vendet e rajonit?

source  A do të jetë ky mesazh edhe për pushtetarët e tjerë në vendet e Ballkanit se shteti nacional nuk është mit, vlerë mbi të gjitha vlerat, i cili gjithnjë do të pranohet nga të tjerët si arsyetim për të vrarë demokracinë dhe qytetarinë?

http://bandontour.nl/?nlq=binaire-opties-strategieÃÂÂÃÂ�� Sido që të  rrjedhin gjërat në vendet e tjera, ku grupe agresive kërcënojnë stabilitetin e vendit, me arsyetimet më banale, por gjithnjë me ngjyrime nacionale apo fetare, një gjë është e sigurt: Maqedonia nuk mund të jetë kurrë e qetë  dhe demokratike pa pjesëmarrjen e plotë të shqiptarëve në jetë e saj institucionale dhe publike.

navigate to this website Nacionalistët maqedonas bëjnë mirë të mësohen me idenë se pushteti qendror në të ardhmen do të jetë i ndarë proporcionalisht në mes të përfaqësuesve të popujve  shumicë , duke respektuar gjithsesi edhe të tjerët. Kjo vlen edhe për shtetin , në të gjitha nivelet dhe  në të gjitha fushat.

Në këtë drejtim nuk mjafton vullneti i mirë i kryeministrit të ardhshëm Zaev, sepse marrëdhëniet mes popujve nuk rregullohen vetëm me vullnetin e mirë të individëve sado që të jenë veshur me pushtet, por me norma kushtetuese e ligjore të cilat  i garantojnë ato dhe obligojnë  cilëndo qeveri dhe individ të orientohet sipas tyre.

Maqedonia, nuk mund të jetë shtet bi-nacional, klithnin këto ditë ekstremistët maqedonas, por nuk mund të jetë as shtet vetëm një nacional, dhe këtë e ka dëshmuar historia e shtetit të ri.

Pa paragjykuar se cila do të jetë forma më e qëndrueshme e marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase,  mund të thuhet me një siguri të lartë se ajo duhet të bazohet në barazi dhe reciprocitet, për të qenë e qëndrueshme dhe për të garantuar stabilitet të përhershëm të këtij vendi me rëndësi të jashtëzakonshme për sigurinë e krejt rajonit.

Platforma minimale e shqiptarëve të Maqedonisë, e cila nga ekstremistët në pushtet , për tu anatemuar, u quajt “platforma e Tiranës” doli të jetë  një garanci e fortë se shqiptarët nuk do të pranojnë më rolin e qytetarëve të dorës së dytë, dhe me këtë mund të shpjegohet edhe brutaliteti me të cilin u rrah deputeti Zijadin Sela, të cilin si duket, strategët e krizës, e kishin llogaritur si prishës të unitetit shqiptarë në Maqedoni.

Marrëveshja e arritur në mes të partive shqiptare, edhe përkundër dallimeve të mëdha dhe kundërshtimeve parazgjedhore, e bëri të mundur ndryshimin edhe në Maqedoni, e cila tash një kohë të gjatë, pa arsyeshëm po stagnon në proceset e integrimeve euro-atlantike.

Për fund, fare, zgjedhja e një shqiptari në krye të parlamentit të Maqedonisë ndjell shpresë se të gjithë që e duan këtë vend dhe janë të interesuar për ruajtjen e tij, po mësohen me idenë se në të ardhmen e afërt, në karrigen e njërit prej posteve kryesore, përfshi këtu edhe presidencën dhe  kryeministrin, do të ulet gjithnjë, një shqiptar. Maqedonia nuk mund të ekzistoj pa shqiptarët, dhe pa ta as stabiliteti dhe  demokracia në këtë vend. Kjo u pa më së miri muajt e fundit.

Related News

Comments are closed

© 2015 Argument+ | All rights reserved.