“Frika” nga faturat e KEDS-it

qual è la migliore piattaforma di trading opzioni binarie Muhamet Caka është tmerruar kur në derë të banesës së tij i kishte ardhur fatura në vlerë prej mbi 100 eurosh nga KEDS-i për një muaj. Një veprim i tillë e kishte irrituar tej mase.

http://mtk.com.pl/?author=13 Ai thotë se gjatë prillit në këtë banesë ka qëndruar vetëm dy javë me bashkëshorten dhe se mënyra e konsumit të energjisë ka qenë po e njëjta sikur në mars, kur i kishte harxhuar rreth 30 euro, raporton KTV.

Me faturën e atij muaji, lexuesit e orës i kishin shtuar edhe 1000 kilovatë shtesë. Muhameti thotë të ketë rrezikuar vendin e tij të punës, duke u endur sa tek zyrat e KEDS-it në Fushë-Kosovë, e sa në Prishtinë për të zgjidhur situatën.

http://lesmandarines.fr/?qwerty=testkonto-binäre-optionen Por, në vend të zgjidhjes, atij i dolën një varg problemesh. Muhameti ka thënë se është duke planifikuar ta çojë lëndën në gjykatë nëse KEDS-i nuk përmirëson gabimin.

http://tenletter.co.uk/rapid-b2b-w-dj-target/ Mundësinë për gabim në lexim të orëve e kanë pranuar edhe zyrtarë të KEDS-it, duke u arsyetuar në numrin e madh të konsumatorëve.

http://bti-defence.com/language/en/ “KEDS-i ka diku rreth 480.000 konsumatorë, andaj gabimet mund të ndodhin, sidoqoftë ne kemi minimizuar gabimet, duke prezantuar metodën e faturimit dhe leximit përmes pajisjes së dorës. Në shumicën e rasteve përgjigjemi në afat më të shkurtë kohor, përkundër përcaktimit të afatit 30 ditor nga ZRRE-ja. Ne nuk bëjmë shkyçje nëse vlera e faturës është e kontestuar nga konsumatori deri në përgatitjen e përgjigjes”, ka thënë për KTV-në, Guri Shkodra, zëdhënës i KEDS-it, transmeton Koha.net.

http://dijitalkss.com/tag/life/ loom fair trade Numri i ankesave të konsumatorëve rritet kohë pas kohe, por më së shpeshti ndodh në periudhën e ftohtë të vitit dhe probleme të tilla ndodhin çdo vit.

Related News

opizione binarie 20 euro Comments are closed

© 2015 Argument+ | All rights reserved.