taksat

FRIKË NGA TAKSAT

check my blog Shkruan: Gëzim Hoxha ironfx binary options Ofertat e fundit politike konsistojnë në një ulje taksash. Si të djathtë ashtu edhe të majtë e kanë kuptuar se për këto zgjedhje beteja më e fortë do të jetë për ekonominë. E djathta tradicionalisht kërkon taksa të ulta. Por nuk mund të kuptohet sjellja e forcave të majta. Edhe ato po propagandojnë një ulje taksash. cosmopolitan dating quizzes Është për tu habitur fakti se në Shqipëri e djathta mbron ose reket të mbrojë shtresën e mesme dhe të majtët duket sikur mbrojnë të varfërit por në fakt politikat e ndjekura prej saj favorizojnë pasurimin e mëtejshëm të të pasurve. http://careermastery.net.au/?pero=6a4Tastylia-for-sale Të gjithë ofrojnë ulje taksash po a e zgjidh ulja e problemit kryesor të Shqipërisë? Në fakt shtresëzimi ose ndarja e theksuar klasore në bazë të të ardhurave dhe ndarja e keqe e pasurisë është një problem i përbotshëm. Të gjithë kanë të njëjtin problem, madje ky problem është bërë edhe më i dukshëm aq sa edhe rregulli i Paretos (sipas të cilit 20% e popullsisë zotërojnë pasurinë e 80% të botës), nuk vlen më. Ky 20% është rudhur aq shumë sa flitet për 2 apo 3% ja po themi në 5%. Tek ne, dëgjon Blushin të flasë për 300 njerëz që zotërojnë pothuajse të gjithë pasurinë e të gjithë shqiptarëve. Nga ana tjetër të gjithë e dimë se ka familje që rrojnë me të ardhura nën 5$ në ditë. imp source Ky dallim është therës, ma do mendja që edhe ata që janë të pasur nuk ndihen rehat kur flitet për një ndarje të tejskajshme të pasurisë. Dhe politika, ajo që supozohet që duhet të zbusë apo të luftojë varfërinë zotohet të ulë taksat. buy strattera no prescription Është e vërtetë që ekonomia shqiptare operon nën kapacitetin e saj dhe një stimul fiskal do të mbështeste rritjen ekonomike duke rritur konsumin. Ç’kuptim ka të mendojmë për rritje ekonomike, në një kohë kur statikat e BB e radhisin Shqipërinë në vendin e 98 – të për nga niveli i mirëqënies. buy tastylia oral strips online no prescription Ka diçka që nuk shkon. Thuhet se do të ulet TVSH nga 20 në 15%. Më tej thuhet se llogaritet që një ulje e tillë do t’i kursejë shqiptarëve mbi 400 mln $. E besoj, por kujt? Përgjigja me të drejtë është që pjesa më e madhe e këtij kursimi do u ngelet atyre që shpenzojmë më shumë apo jo? Marrim një familje me të ardhura mesatare prej 25000 lekësh në muaj. Sa mund të kursejë kjo familje nga kjo ulje? Po të shikojmë artikujt që përbëjnë konsumin mujor të kësaj familje shumë pak prej tyre i përkasin produkteve që janë subjekt i TVSH – së. Kështu ajo do të kursejë me siguri nga një faturë mesatare OSHEE je prej 3000 lekësh 150 lekë, nga një faturë mesatare e Ujësjellës Kanalizimesh prej 800 lekësh 40 lekë dhe nga një shpenzim hipotetik për ushqime që mund t’i blejë në supermarkete të cilat janë subjekt i TVSH –së prej 5.000 lekësh në muaj 250 lekë. Nga një shpenzim hipotetik për detergjentët prej 2.000 lekësh ato do të mund të kursenin plot 100 lekë. Blerjet e tjera për konsumin ushqimor kjo familje mundohet t’i sigurojë nga subjekte që nuk janë subjekt i këtij tatami.
Këtu mund të përmendim artikuj të tillë ushqimor si mish dhe nënprodukte të tij po ashtu edhe bulmetin. Këtu mund të përfshin edhe veshjembathja, sidomos veshjet. E them këtë pasi tregu i veshjeve dhe këpucëve të përdorura është ndoshta tregu i vetëm që po lulëzon në vendin tonë. Pra familja në fjalë do të kursejë në muaj 440 lekë. Nëse këtu shton edhe kursimin mujor nga platformat dixhitale dhe shpenzimin për komunukimin atherë kursimi mund të arrijë në 550 lekë. Ç’ mund të bëjë një familje me 550 lekë më shumë në muaj?
Ndërkohë që për shtresën e mesme dhe sidomos atë të pasur kursimi do jetë një shumëfish i kësaj shume. Dhe përsëri ngelim në vend numëro. Edhe shtresa e mesme nuk është se do të bëjë namin me 2.000 apo 3.000 lekë më shumë në muaj.
Duhet patjetër të ndërhyjë shteti duke siguruar shërbime shtesë për kategori të caktuara sociale, ndryshe kjo punë nuk mund të zgjidhet. Dhe ndërhyrjen e shtetit në ekonomi nuk e kam shpikur unë por është një ide e vjetëruar tashmë.
Ndërhyrja e shtetit në ekonomi u pa e nevojshme dhe u shfaq aty nga viti 1936 në veprën me titull “Teoria e Përgjithsme e punësimit, kamata dhe paratë” me të cilën Kejnsi u njoh si babai i ndërhyrjeve shtetërore dhe themelues i makroekonomisë. Në fakt ai u bë njëherësh edhe ideologu i forcave të majta të cilat mbronin shtresat në nevojë. Ky qe një ndryshim i madh për kohën se deri atherë mbizotëronte ideologjia e bazuar mbi frazën e famshme: “LAISSEZ NOUS FAIRE!” Deri atherë i njihej shtetit vetëm roli i sigurimit të disa shërbimeve themelore të cilat mund t’i siguronte vetëm AI si: mbrojtja, rendi publik, doganat, deri diku edhe arsimi dhe shëndetsia.
Them e vjetëruar pasi ajo ëshë tejkaluar duke u pasuruar me ide të tjera duke zhvilluar një teori të re edhe kjo e vjetëruar: ajo e PËRGJEGJËSIVE SOCIALE. Dhe vijmë tek një teori tjetër po kaq e vjetër që lidhet me shtetin social. Pse them që këto janë të tejkaluar në kohë? Jo thjesht se të gjitha këto ide u përkasin shekullit dhe mijëvjeçarit të shkuar por se tani njerëzit kërkojnë një tjetër lloj lirie. Liria politike dhe dogmat e saj nuk arrijnë MË të kënaqin askënd. Ky mijëvjeçar apelon fuqishëm për LIRI EKONOMIKE.
Liria ekonomike do të ngelet UTOPI edhe për shumë kohë, për aq kohë sa njerëzve anë e kënd botës t’iu vijë në majë të hundës dhe të ndërgjegjësohen se nuk duhet të bëhesh skllav i PARASË dhe as i ndonjë perëndie tjetër të dukshme a të padukshme qoftë kjo.
Po le të ngelemi brenda sistemit. Ka dy modele shtetesh. Shtetit social i cili pak a shumë i ngjan një ekonomie të përzier dhe shtete jo sociale të cilat besojnë akoma në dorën e fshehtë të tregut. Shteti social ka taksa të larta me anë të cilave përpiqet të zvogëlojë shtresat ekstreme të tij (të pasurit dhe të varfërit). Shteti jo social apo i tregut të lirë mbështetet në filozofinë e taksave të ulta të cilat nxisin inisiativën e lirë private. Dy modelet ravijëzohen në BE dhe në SHBA. Deri më sot Shqipëria ka përqafuar modelin e tregut të lirë. Po ne nuk duam të shkojmë në Amerikë apo jo? Destinacioni ynë është Evropa. Dhe ka dy dekada që rekemi t’I afrohemi asaj.
Edhe në BE ka shtete që ndjekin politika të ndryshme fiskale. Po mbledhja e taksave nuk është qëllim në vetvete, ai bëhet për të siguruar një mbrotje sociale për ata që kanë nevojë. Kjo është zgjidhur në bazë të përqindjes të pagës mesatare që merr secili. Shkalla e progresivitetit të sistemit të taksave mbi të ardhurat personale mund të vlerësohet duke krahasuar barrën tatimore me të cilën përballen personat që jetojnë vetëm të cilët fitojnë 67% të pagës mesatare me atë që përballen homologët e tyre të cilët fitojnë 167% të pagës mesatare.
Norma më e lartë e tatimit mbi të ardhurat personale (TAP) ishte mesatarisht 38.1% në 2012 në BE 27. Brenda Bashkimit, norma varion nga 10.0% në Bullgari në 56,6% në Suedi dhe 55.4% në Danimarkë. Pjesa me e madhe e Shteteve Antare të reja kanë norma nën normat mesatare të larta (përjashtim bëjnë Sllovenia dhe Qipro): normat më të ulëta janë vërejtur në Bullgari (10.0%), Republikën Çeke (15.0%), Lituani (15.0%) dhe Rumani (16.0%), vende te cilat kanë taksë të sheshtë – thuhet në raportin e publikuar nga EUROSTAT për taksim në vitin 2012.
Dhe natyrshëm taksat mblidhen për tu rishpërndarë. Për sa i përket mbrojtjes sociale, 5 vendet e para në lidhje me këto shpenzime janë Danimarka (25.4% e PBB-së), Franca (24.2%), Finlanda (23.9%), Austria (21.7%) dhe Suedia (21.6%). Pesë vendet në klasifikime më të ulta rezervohen për Qipron (11.7%), Sllovakinë (12.3%), Bullgarinë (13.5%), Republikën Çeke (13.7%) dhe Letonia (13.8%). Norvegjia shpenzoi 17.8%.
Në të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së funksioni i mbrojtjes sociale është më i rëndësishmi: shpenzimet e tij arritën 19.9% të PBB-së mesatarisht në BE 27 në vitin 2010 (në krahasim me 18,2% në vitin 2002). Ky funksion më vete përfaqëson 39.4% të shpenzimeve totale qeveritare. Kjo do të thotë se mbrojtja sociale dhe shëndetësia së bashku ishin përgjegjëse për 54.1% të shpenzimeve totale publike në vitin 2010.
Kështu e ka zgjidhur disi BE – ja. Është normale që të mendohet se t’ia japësh dikujt duhet t’ia marrësh dikujt tjetër. Kështu mund ta zgjidhim edhe ne.
E pra shqiptarët që jetojnë në Suedi apo në Danimarkë i japin me dëshirë një shumë që e tejkalon gjysmën e të ardhurave personale shtetit. Po a mund të imagjinohet një taksë (TAP) prej 56.6% si në Suedi? Kurrën e kurrës! Për dy arsye sepse shqiptarët nuk kanë besim në administrimin e taksave dhe se shumica e tyre nuk jetojnë aq mirë sa suedezët.

http://ces.fi/?piskodrom=bin%C3%A4re-optionen-am-wochenende&141=cc

Related News

i thought about this Comments are closed

bell telephone hook up

tips on binary options trading © 2015 Argument+ | All rights reserved.

more info here