Identiteti, shtetësia e kosovës dhe qasja e Tiranës zyrtare

trading forex binario Çështja e identitetit të shqiptarëve të Kosovës, kohëve të fundit ka eskaluar mediatikisht dhe kjo duhet kuptuar si një sfidë me të cilën në faza të ndryshme kohore identitetet detyrimisht ndeshen. Janë krijuar anatemime të panevojshme, diku vërtetë të prodhuara si mendime politike apo edhe kulturore, por në disa raste vërehen edhe qasje të motivuara ideologjikisht. Gjithashtu duket se ka keqkuptime në terminologji në relacionet etni-popull-komb-shtet, gjë që është jo befasuese për faktin se shumëçka në të kaluarën shqiptare andej e këndej kufiri, ka qenë e ndikuar nga teoritë sovjetike të kohës mbi identitetin. Këtu duhet shtuar edhe të kaluarën politike të shqiptarëve dhe si reflekton ajo në mbamendje të sotme kolektive. Një e kaluar kjo, ku nga shqiptarët të cilët mbeten jashtë kufijve të Shqipërisë zyrtare kishte idealizime në përputhje me frymën e kohës.

Tadalafil Oral Strip

è sicuro investire nel forex Shqiptarët e Kosovës ndodhen në një realitet të ri i cili quhet Republika e Kosovës, respektivisht Shteti i Kosovës. Kosova si projekt politik mund edhe të ketë qenë në faza të caktuara, një projekt kompromisi më lehtë i arritshëm, sesa që ishte ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë zyrtare. Por, pavarësisht kësaj, sot është një realitet që si tabanë të tij ka pjesën më të madhe të historisë se shekullit që mbeti pas nesh, veçanërisht të thelluar gjatë kohës kur RPSSH ishte krejtësisht e bunkerizuar. Ndërkaq si një organizim politik, lirshëm mund të thuhet se Projekti Kosovë ka filluar të lëvizë vetëm atëherë kur ishte bërë tanimë e ditur se ndihma e pritur nga Shqipëria zyrtare nuk do të vijë apo së paku gjithmonë do të jetë e pamjaftueshme. Rrethanat më pas do të dëshmojnë se Kosova dhe shqiptarët e mbetur jashtë Shqipërisë zyrtare, në skenën politike të kësaj të fundit, janë përdorur vetëm si temë për të plotësuar oratorinë dhe retorikën e ushtruesve të “zejes” së politikës.

strongest steroid on the market Gjithsesi, sot Projekti Kosovë është në rrugën e tij të brishtë të konsolidimit, e si i tillë më së paku ka nevojë për goditje nga brenda vetë shqiptarëve. Shqipëria zyrtare dhe disa zëra politik, janë të vonuar në këtë proces. Për zëra të tillë kishte shumë nevojë kur Kosova nuk ishte e lirë, e jo tani kur ajo me mjaft vështirësi po lufton të bëhet subjekt i barabartë në sistemin politik ndërkombëtarë. Vetë çështja e identitetit është gjithmonë mishërim i vendimeve politike dhe sentimenteve. Të jesh Kosovar nuk do të thotë assesi të mos jesh Shqiptar, madje është mjet politik i konsolidimit të fuqishëm të prezencës shqiptare në Kosovë. Shtetet janë realitete politike dhe produkte historike, çështja se kush dhe si ndjehet është pastaj edhe produkt i sentimenteve.

Buy Tastylia Online No Prescription Needed Para se të flitet për rolin mbrojtës të pretenduar jo rrallë herë nga qeveritë në Tiranë, duhet rikujtuar se zërat dhe përpjekjet për bashkim kanë ardhur gjithmonë nga Kosova dhe viset e tjera dikur pjesë e ish-Jugosllavisë, kurse pothuajse asnjëherë zëra të tillë nuk kishin ndonjë peshë andej kufiri, madje bartësit e kërkesës për bashkim janë ndeshur me dhunë dhe janë persekutuar. Vetë shqiptarët e mbetur jashtë kufirit, kanë qenë viktimë e relacioneve Tiranë-Beograd që nga koha e konsolidimit të hershëm të Mbretnisë Shqiptare, më pas gjatë gjithë kohës së diktaturës komuniste e deri te vetë Republika e sotme e Shqipërisë.

handel mit binäre optionen werbung Dështimi konstant historik i Shqipërisë zyrtare për kujdes dhe ndihmë të vërtetë ndaj shqiptarëve jashtë kufirit, ka detyruar shqiptarët e mbetur jashtë kufirit, si dhe në veçanti shqiptarët e Kosovës, të gjejnë modalitete për të ardhur deri te liria e tyre. Dëshira e sotme e shqiptarëve të Kosovës (dhe deklarativisht e shumicës së subjekteve politike) për fuqizimin e Shtetit të Kosovës, është një rrugë politike e natyrshme e cila edhe garanton prezencën biologjike në këtë truall. Shqiptarët e Kosovës së këndejmi, pavarësisht turbulencave në të cilat po kalon Republika e Kosovës, mëtojnë të jenë pjesë e barabartë e etnisë shqiptare, apo kombit shqiptar në përgjithësi. Me arsye mund të thuhet se përveç fuqizimit të Kosovës, vështirë se shqiptarët e Kosovës kanë ndonjë alternativë tjetër.

جناح تداول الخيارات الثنائية Asnjëherë nuk janë treguar angazhimet lidhur me shqiptarët jashtë kufiri, për nevoja reale të interesit të tyre kombëtar dhe politik. Shembulli më eklatant ishte ai i diktaturës komuniste, e cila duke qëndruar me parulla në mbështetje të demonstratave të vitit 1981, i përdori të njëjtat si argument për të shtrënguar edhe më shumë izolimin dhe varfërinë e shqiptarëve brenda kufijve, si dhe për të zgjatur jetën e regjimit totalitar stalinist edhe për së paku dhjetë vite të ardhshme. Edhe liderët modern shqiptar të majtë e të djathë, goxha bukur kanë luajtur me folklorizëm.

binaire opties iex Duhet ballafaquar me një fakt të hidhur, i cili flet se historia e relacioneve Tiranë-Beograd ka qenë fatale për shqiptarët e robëruar. Tirana zyrtare, as edhe sot nuk ka arritur të dalloj qartë tendencat që vijnë nga Beogradi, gjë që dëshmon edhe përkrahja e pakushte që ajo i dha nismës për një union doganor, i cili jo pa arsye nga shumë qarqe në Prishtinë, u pa si një projekt neo-jugosllav. Tirana me kohë ka humbur legjitimitetin e të luajturit të rolit paternalist mbi shqiptarët e Kosovës, e pothuajse edhe mbi shqiptarët në Republikën e sotme të Maqedonisë. Në rastin e ndikimit mbi shqiptarët e Maqedonisë, Tirana zyrtare mbase nga naiviteti politik, po “përligjë” trajtimin e tyre si pakicë kombëtare. Atë që Shkupi zyrtar po e quan me cinizëm si “Platformë e Tiranës”, nuk do të kishte assesi mundësi ta quante, sikur në Tiranën zyrtare të kishte më shumë takt dhe diskrecion politik, e jo rrahagjoksje paternaliste e cila taborit tjetër etnik i servoi një penalti të gatshme kundër kërkesave të shqiptarëve.

Related News

Leave a Reply

demo mode trader binario Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://winevault.ca/?perex=option-web-demo option web demo

binary option navigator

options 24

demo konto für binäre optionen © 2015 Argument+ | All rights reserved.