18492430_10210720985754924_386843524_n

Kultura e debatit dhe rëndësia e dialogut në jetën tonë!

here  

http://zieduagentura.lv/?newsbinary=what-do-the-bollinger-bands-mean “Presioni” i madh në formë këshillash i komentuesve në FB e gjetiu më bëri të shkruaj prapë për debatin (dialogun). Është krijuar një përshtypje e gabueshme se në debate patjetër duhet të ketë fitues. Sipas meje, fitues në debate duhet të dalin dëgjuesit, jo gjithsesi ndonjëri prej debatuesve.  Rëndësia e debatit dhe dialogut matet me mesazhin e dalë nga debati, dhe, në debate dialogu zhvillohet vetëm mes njerëzve që mendojnë ndryshe. Të qenit të njëjtë nuk ka kurrfarë kuptimi, ngase, përgjatë dialogut kërkohet e vërteta, jo fitorja ndaj njëri-tjetrit. Sikur që nuk është e vërtetë krejt ajo çka thotë ai, nuk është gabim as krejt çka thua ti. Dialogu është i frytshëm aty ku njerëzit mendojnë ndryshe. Zhdukja e dallimit mes njerëzve është fillimi i vdekjes klinike të shpirtit të shoqërisë.

have a peek at these guys optionyard lizenz Shkruan: Dr. Mustafa Bajrami

Stock broker leads philippines Logjika është shkenca që në mënyrën më të mirë vë rregullat e debatit dhe dialogut mes njerzëve. Librat e shenjt nga Zoti tek profetët kanë “zbritur”, ndërsa nga profetët, ato, njerëzve u janë predikuar nëpërmes bisedimit. Përderisa në Kuran një kaptinë e tërë emërtohet me domethënien e “komunikimit të ndërsjellë” (Shuura), nga ana tjetër krejt jeta e Muhamedit a.s. ishte pyetje përgjigje mes tij dhe njerëzve. Edhe grekët e vjetër besonin se e vërteta zbulohet nëpërmes bisedimit (dialogos). Urtësia, thoshin ata, arrihet me komunikimin e ndërsjellë. Dialogu ushqen shpirtin e të rriturit sikur loja me lodra që ushqen shpirtin e fëmijës. Nga grekët bota mësoi dialogun ndërsa romakët na falën aftësinë e të folurit. Të parët hynë në histori me urtësi (fryti i bisedimeve) të dytët u njohën me “të drejtën” (fuqia e retorikës).

http://ajm-web-designs.co.uk/packages/ Sokrati tërë jetën e tij e kaloi duke biseduar. Sipas tij, edhe të menduarit është një lloj dialogu me vetveten. Dialogu është hominem quero, thoshte ai. Megjithatë, ka dallime substanciale mes të folurit dhe të biseduarit. Të flasësh donë të thotë të jesh vetëm ndërsa kur bisedon, pranon edhe tjetrin. Sot, njerëzit nuk janë gjithaq të vetëdijshëm për rëndësinë e krijimit të urave mes tyre nëpërmes dialogut. Njerëzit po flasin shumë por shumë pak po bisedojnë. Njeriu që flet tepër nuk ka shumë për të dhënë ndërsa ai që dëgjon vetëm vetveten nuk dëgjon të tjerët. Njeriu ka nevojë edhe të bisedojë edhe të dëgjojë. E tërë jeta është luftë për veshin e huaj, thoshte Kundera. Nëse është e vërtetë se “muret kanë veshë”,  e vërtetë është gjithashtu se edhe “veshët kanë mure”. Dialogu më i mirë është pa ndërmjetësime. Sa më shumë ndërmjetësues në dialog, aq më larg janë palët mes vete.

Sildenafil Citrate werden billiger Tani, cilat janë shkaqet dhe motivet që pengojnë dialogun mes njerëzve? Mos është të folurit e tepërt por që nuk bisedohet? Dialogu nuk bëhet vetëm duke folur. Në dialog dëgjohet edhe mendimi tjetër. Njerëzit me përvoja të thella janë të gatshëm të dëgjojë më shumë se ata me përvoja të cekëta. Ibn Halduni kishte nënvizuar se njeriu me përvojë dëgjon më shumë se sa flet. Me dialog zbutet bindja e gabueshme se vetëm njëri ka të drejtë. Dialogu jep mundësinë e vlerësimit të tjetrit, krijon mundësinë e qasjes kritike ndaj çështjes së shtruar. Ai është fillimi i fundit të besimit të gabueshëm se pala tjetër nuk ka të drejtë.

http://igreppidisilli.it/?2jis=come-si-gioca-in-borsa-online&138=4f Njeriu është i “gjallë” atëherë kur tregon gatishmëri për të biseduar. Dialogu pa rezultate është më i mirë se rezultati pa dialog. Në dialog, pyetjet e shtruara janë esenca, jo përgjigjet e dhëna aty. Liria e të pyeturit është djepi i mendimit të lirë. Ndër gabimet më të mëdha që bëjnë teologët janë pikërisht qëndrimet e tyre të ngurta ndaj pyetjeve. Disa teologë frikojnë besimtarët me dënim nga Zoti nëse këta të fundit pyesin shumë. Harrojnë faktin se pikërisht nëpërmes pyetjeve arrihet deri tek e Vërteta. Pyetja është ajo që i bashkon njerëzit, jo përgjigjet e pyetjeve. Pyetjet janë themelet e një shoqërie të hapur. Pyetja “jote” së bashku me pyetjen “time” krijojnë pyetjet “tona”. Pyetjet janë më të dashura se përgjigjet. Ajo që mbetet dhe nuk ndryshon është pyetja e jo përgjigja. Kur largojmë mënjanë përgjigjet, të freskëta mbeten vetëm pyetjet sepse ato jemi “Ne”. Kur bisedohet  me tjetrin, biseda është dialogu mes njerëzve. Njeriu është njeri vetëm kur bisedon me njeriun përndryshe ai nuk është njeri.

orari migliori per fare forex Dialogu është marrje-dhënie reciproke, si i tillë prodhon dashuri. Dashuria e vërtetë është ajo që jep dhe merr. Kur bisedohet, njerëzit bashkohen dhe duhen mes vete. Aty ku gënjehet nuk ka ashuri. Dialogu krijon bazën e  dashurisë mes njerëzve. Dashuria shtohet vetëm duke biseduar.

have a peek at these guys Dialogu është mënyra për t’i bërë njerëzit të hapen ndaj njëri tjetrit. Betonizimi në vetvete është kalaja e djallit dhe rezidenca e diktatorit. Në fakt, ai i cili për ndonjë arsye mbyllet në vetvete, nëse dëshiron të mbetet njeri, ai duhet të bisedoj, së paku me karakterin e brendshëm, por gjithsesi të bisedoj. Nëpërmes “tjetrit” njeriu njeh vetveten ndërsa me ndihmën e të tjerëve tejkalon “vetëm vetveten”. Nga rrafshi antologjik njeriu është e pa-përkryer ndërsa nga rrafshi gnoseologjik është i kufizuar. Dialogu është mënyra më sublime për të arrit të vërtetën. Berzhajevi mendonte se e vërteta është sikur jeta bashkëshortore; e vërteta nuk është vetëm e njërës palë, por e të dyja palëve. Mendimi yt mbi veten korrigjohet me mendimin e tjetrit për ty. Dialogu mes njerëzve perfeksionon edhe atë që është “Unë” edhe atë që është “Ti”. Ai është mozaiku i të qenit “Ne”.

köpa Viagra tallinn Njeriu që pretendon se njeh plotësisht të vërtetën nuk ka nevojë të bisedoj dhe me që nuk ka njeri të tillë, të gjithë njerëzit kanë nevojë të bisedojnë. Dialogu nuk duhet të bëhet me imponime sepse imponimi shkel mbi integritetin e tjetrit. Mohimi i të drejtës së tjetrit për të jetuar është krim i rëndë që i bëhet njeriut, nga njeriu. Egoizmin nuk e duron Zoti. Dialog nuk mund të ketë mes njerëzve që mendojnë njëjtë. Të qenit të njëjtë nuk ka kurrfarë kuptimi. Nëpërmes dialogut duhet kërkuar të vërtetën e jo fitoren ndaj tjetrit. Sikur që nuk është e vërtetë krejt çka them unë, nuk është gabim as krejt çka thua ti. Nëse ka njeri që krejt çka thotë është ashtu, atëherë pse të ekzistojnë të tjerët? Dialogu zhvillohet vetëm aty ku njerëzit mendojnë ndryshe. Të bisedohet me ata që mendojnë si ti, donë të thotë të flasësh me vetveten. Zhdukja e dallimit mes njerëzve është fillimi i vdekjes së shpirtit të shoqërisë.

http://www.selectservices.co.uk/?propeler=demo-trading-online&18c=3b demo trading online Njeriu dogmatik nuk duron dallueshmërinë. Dogma ideologjike pengon debatin dhe zhvillimin. Dogma është forma e brendshme e konfliktit ndërsa dhuna është forma e jashtme e dogmës. Pushteti i Greqisë së vjetër pranoi mendimin gjenial të Sokratit por vetëm deri atëherë kur ky i fundit preku dogmat helene, dhe kur i kritikoi ato, e helmuan për vdekje. Edhe në fe ekzistojnë dogmat. Të mira apo të këqija që janë, ato nuk lejojnë të preken. Nëse dikush merr guximin t’i interpretojë, ai njeri shpallet heretik dhe i kërkohet koka. Gjeneratat e para të myslimanëve nuk ishin dogmatike ndaj Islami u përhap në katër anët e botës, shpejt dhe efektshëm. Shkaqet e prapambeturisë së myslimanëve të sotëm duhet kërkuar në dogmatizmin e gati gjitha segmenteve të fesë. Nëpërmes interpretimeve të thata prapa të cilave gumëzhitin interesat e individëve dhe grupeve të interesit, institucionet fetare i kane bërë ashtu  sikur të ishin të ardhura nga Zoti. Sot, dogmë është bërë edhe politika dhe sa herë mendohet ndryshe, politikisht linçohesh dhe shpallesh për armik të hapur.

För Viagra 100 mg ingen recept ご満足いただけなかった場合、
いつでも、どのような理由でも
交換・返品をお受けします。

Related News

Comments are closed

© 2015 Argument+ | All rights reserved.