leonita5

Leonita Asllani: MUZIKA SOT, ËSHTË DIÇKA QË SHIHET

Për mendimin e sajë, muzika e sotme, nuk dëgjohet, por shihet. Shumica e këngëtarëve më të popullarizuarit, më tepër se për zërin apo talentin për të kënduar, bien në sy për fizikun e tyre, përkatësisht pamjen e tyre, dhe performimi i tyre më tepër ngjanë me “ngacmim seksual” të publikut.  Ajo beson ende në talent, në zë.

binaire opties en belasting Ajo mendon se, nëqoftë se nuk ke talent mos jep lek kot vetem për me u fut në muzikë, por mundohu me e gjetë talentin qe e ke,  dhe … lironi hapësirën që artistët e vertetë të marrin frymë.

http://blog.stylein.se/?vinuk=bin%C3%A4ra-optioner-lagligt&e7b=6a Ka plot artist, madje edhe të famshëm, të cilët, varen krejtësisht nga efektet që i mundëson teknologjia e sotme dhe  qe nuk dinë aspak të performojnë live.

buy me a boat lyrics Leonita, qysh e vogl u dashurua me gitarën. Ajo në dorën e sajë duket si pjesë e trupit të sajë. Gjithçka, e bënte pa sforcim,  me dhuntinë që zoti ja kishte falur, ashtu si edhe zërin e ëmbël dhe të fuqishëm.

Leonita ka vendosur të zhvillojë, dhe shpalosë talentin e sajë në shtetin e Frances, ku çdo ditë e me shumë po na bënë te ndihemi krenar.

http://corkcity1916.ie/?kalcerko=options-trading-kaskus&3ea=dd Të këndosh shqip në një shtet tjetër dhe të performosh kulturë shqipe është ndjenja më e mirë, për të. Ëndërr e sajë është që në çdo shtet të botës të performoj muzikën shqiptare dhe ti shpalosë vlerat e sajë të larta, e gjithsesi të shpalosë edhe talentin e sajë të jashëzakonshëm. Ajo kur këndon dihet sikur fluturon, sikur publiku që zakonisht e përcjell në të kënduar, të jenë krahët e sajë.

Ajo ishte  një fëmijë me shumë temperament. Pjesa më e madhe e kohës e kalonte duke imituar këngëtarët dhe duke kënduar si ata. dhe sot kendon vet gjithësesi e ndikuar edhe nga idhujt e sajë të dikurshëm.

http://jojofane.com/?njd=fiquei-rico-com-op%C3%A7%C3%B5es-binarias&01f=51 Ajo, ditën e fillon dhe e mbyllë me muzikë. Në momentin që i hapë sytë, e kap gitarën dhe luan, improvizon diçka. Thotë se kjo e mbushë me energji pozitive dhe e gjithë dita pastaj, vazhdon me ëmbëlsinë e muzikës.

Ajo, 22 vjeqarja nga Gjakova, e cila tash gjashtë vite studion me pasion muzikën, planifikon që ky të jetë edhe profesioni i sajë prandaj  edhe po i vazhdon studimet në universitet, në degën e muzikës.

Profesoresha Klodina Kryeziu – Hana e kujton si shumë të këndshme kohën kur ajo ishte nxënëse e sajë:

“Leoniten,për herë të parë e kam takuar në shkollën e mesme të muzikes, ku ishte nxënëse, dhe ku erdhi në klasen e korit, derisa ne po mbanim mesim-prova. Meqenëse nuk e dija se cilin zë mund ta këndonte, e testova dhe më bëri shumë përshtypje ambitusi i gjerë i këndimit të tingujve, dhe atë  pa më të voglin sforcim”, thotë profesoresha Klodina!

“E caktova soprano meqenëse tingujt e lartë i këndonte pa problem. Më kujtohet njëherë, kur derisa ishim në përfundim të këngës, dhe Leonita perveç se edhe ashtu e kishte mbarimin me tingull të lartë, ajo e kendoi edhe më larte, ku arriti oktavën e tretë. U tremba, sepse isha e koncentruar te këndimi, pastaj të gjithe filluam të qeshnim me këtë befasi, por edhe  mbetëm paksa të mahnitur me kapacitetin e zërit të sajë që nuk është i zakonshëm, shprehet pedagogja Kryeziu-Hana.

Leonita ishte dhe mbetet ndër nxënëset më të dashura dhe më të respektuara, përmbyllë ajo fjalën e sajë për Leonitën, duke i uruar  shumë suksese për të cilat ajo është e bindur se i  meriton. Krejt çka i nevojitet nje kengetareje, Leonita, e ka. E ka zërin e mrekullueshëm.

Edhe mësuesi i parë i gitarës, gitaristi i famshëm Agron Peni, e kujton si shumë të talentuar. Kështu flasin të gjithë prej të cilëve ajo mësoi .

Per momentin, Leonita është duke punuar në këngën e sajë të parë origjinale. Deri tani këndonte këngët e të tjerëve. Nuk na tregon se kur dhe ku do të promovojë këngën e sajë të parë. Do të ruaj befasinë.

Ajo që e përcjellë nëpër koncertet e sajë është, bashkëpunimi i publikut me të. Kudo që këndon ajo, publiku e ndjek, këndon bashkë me publikun, duke udhëhequr ndjenjat e tyre me zërin e sajë të fqishëm..

Dëshira e sajë më e madhe është që një ditë  te mbaj nje koncert te madh humanitar,  dhe beson se  një ditë do mbajë shumë të tillë. Pas dhjetë viteve, Leonita e cila ka shumë vetbesim, veten e sheh në top listat e suksesit, aty ku ka ëndërruar të jetë qysh si e vogël.

Ajo, beson në vete, por ajo beson edhe në Zot, çka sipas sajë e bënë të njoh vetveten. Thotë për vete se e ka një natyrë “të cmendur “ që e do shume, dhe thotë  se është e mirë me të gjithë, por se i ka edhe kufinjët në mirësi. Thejeshtësia eshte ajo që sheh, kur mendon për veten, por ashtu shihet edhe nga të tjerët. Asaj i pëlqen thjeshtësia.

Zoti qe dorlirë me Leonitën, pasi ajo përveç muzikës merret edhe me shkrime artistike, pastaj edhe me vizatime, thjesht me një entuziazëm gati fëminor do te prek gjithqka çka I përket artit.

Çka është muzika për të? Muzika është dashuria më e madhe për të dhe  dhurata më e bukur që i ka dhuruar Zoti. Nuk e imagjinon kurrsesi jetën pa muzikë. Nuk do ta ndërronte me gjithë pasuritë e botës. Ajo është frymë për të dhe pa fryme nuk jeton dot.

Ajo është edhe skeptike. Nuk beson në lumturi. Ajo mendon se kush thotë se është I lumtur gënjen veten dhe botën. Lumturia nuk ekziston, por egziston të ndjerit mirë me veten tënde, me arritjet, sukseset, dështimet nga të cilat ke mësuar dhe në këtë kuptim ajo pohon se ndjehet mirë me veten, dhe me ata që e rrethojnë. Thjesht ndjehem mirë dhe pavarësisht  rrethanave që mund të jenë të rënda, ajo shpreson te një përfundim i mirë.

Thotë se se nuk i ka të programuara 24 orët e sajë. Mundohet të programoj një pjesë të mirë të ditës gjithësesi. Duke e ndarë në angazhimet artistike, të cilat zënë vendin kryesor, e  menjëherë pas këtyre vie shkolla. Ajo gjenë kohe dhe për shoqerinë më të ngushtë, natyrisht.

Për veten thotë se është tip social, i pelqen prania e njerëzve përreth, i pëlqen edhe kur e shohin si vajzë të thjeshtë, edhe pse është natyrë shumë krenare. Nuk jeton në botën e fjalëve, i pëlqen të shoh punën e sajë.

Thotë se ka qenë fëmiu më “problematik” në familjen e sajë, por edhe se ka pasë lidhje shumë të fuqishme emocionale me ata. Sekretet e sajë , thotë se i ka ndarë gjithnjë me motrën e sajë Arbëreshën.

Atë e kishte edhe shoqe, edhe pse ajo ishte më e madhe. Ajo është në tip që e kupton më së miri botën e sajë të trazuar dhe shumë kohë kalojnë bashkë.

Vajza nga Gjakova, e pëlqen shumë edhe Tiranën, Prishtinën, Shkupin. Këndon me qef  kudo ku ka shqiptarë, por edhe kudo që e pëlqejnë këngën shqipe.

Thotë se në Tiranë ka shoqëri shumë, që në përgjithësi janë njerëz shumë të dashur. Për të Tirana është një metropolë që hapet e pafund për një artiste me ambicie dhe  ajo e pëlqen shumë .

Ky është vetëm fillimi i një storie të suksesit dhe bukurisë që do të zhvillohet  ditët, dhe vitet në vijim, sepse Leonita është një vajzë kokëfortë, e cila punon shumë dhe ka besim në notat e sajë, në artin e sajë, për të cilin ajo preferon  që fillimisht të dëgjohet, dhe të këndohet bashkë me të..!

Performansa e sajë është festë edhe për sytë. Vajza e bukur me gitarë, me gjithë brishtësinë e sajë na i mbushë shqisat me art dhe na e bënë  jetën më të ëmbël!

Related News

Comments are closed

© 2015 Argument+ | All rights reserved.