Lepaja: Esktremizem është edhe kur qeveria e quan opoziten “ISIS”

http://beachgroupcommercial.com/?kachalka=giudizi-su-autopzionibinarie&863=35 http://www.peoplesoftcareer.com/?kosookuy=option-trading-calculator&d85=31 “Ekstremizem është edhe kur qeveria e quan opoziten “ISIS”, ashtu sikur opozita e quan kryeministrin ‘argat i Serbise” dhe “tradhëtar”,  kështu iu përgjigjë publicisti Fadil Lepaja mbrëmë në emisionin target të RTK-së, analogjisë që po i ipet akterëve të politikës kosovare, gjegjësishtë mes pozitës dhe opozitës, ku krahasime të tilla parasëgjithash po vijn nga këto palë, sigurisht duke etiketuar vetëm kundërshtarin.

Situata e fundit politike që po mbretron në vendin tonë, ka kaluar kornizat e një mosmarrveshje politike.  Tani, çdo ditë e më tepër po krjohet bindja se jemi në stadet e një konflikti jo vetëm verbal, por atë të konfrontimit, së paku potencialit për një gjë të tillë. Gjithë kësaj më së miri i jep kuptim edhe vetë analogjia që po u ipet akterëve të këtij konflikti. Kështu që, përkundër  asaj që jemi njohur si tradicionalisht unik mes partive politike kur është fjala për çështjet me interes nacional, më jo vetëm mungesa e unitetit, por konflikti i kombinuar verbalo-fizik mes pozites dhe opozitës kosovare ka tërhjek analogji edhe me palët konfliktuoze ekstreme në botë, siq është sot ISIS dhe regjimi që po merret me këtë, i njohur si regjimi i Asadit.
Në fakt, një krahasim të tillë e konfirmon edhe njëra ndër palët e këtij konflikti potencial, edhe pse me anim, duke etiketuar vetëm palën kundërshtare, ku siq edhe u pa para dy nete në emisionin interaktiv të KTV-së, zëdhënësi i Qeverisë së Rebpulikës së Kosovës, z. Abrashi veprimet e opozitës kosovare karshi pushtetit i krahasoj me veprimet e organizatës terroriste ISIS.
Kësaj analogjie të rrezikshme, mbrëmë iu përgjigj publicisiti Fadil Lepaja në emisionin target të RTK-së, në të cilin debatohej rreth temës “Kosova përball ekstremizmit”, ku mes tjerash z.Lepaja tha “ekstremizem është edhe kur qeveria e quan opoziten “ISIS”, apo opozita kryeministrin ‘argat i Serbise”, gjë që u kuptua se don të tërhjek vrejtjen se krahasimi i konfliktit pozit-opozit në vendin tonë, me palët konfliktuoze të apostrofuar më lartë, nuk ka kuptim të bëhet nëse njëra pal e përjashton vetën nga ky lloj i dualizmit.
Ndërsa, në lidhje me temën që zhvillohej në emision, e në veçanti kur bëhej fjalë në adresimin e fajtorëve për situaten që Kosova nuk pati mundësi të i bëjë jo vetëm ball asaj që po përjeton bota e civilizuar, pra kërcënimeve dhe sulmeve të ISIS-it, por se vendi ynë radhitet në mes vendeve me pjesmarrje më të madhe të qytetarëve në këtë konflikt, në krah të ISIS-it, z.Lepaja u shpreh, ” Kan dështuar intelektualet, shoqëria, jo vetëm bashkësia islame, e cila në fakt varet nga donacionet e vendeve të ndryshme islame dhe në të cilen janë të  angazhuar imam me shkollim në vende dhe kultura të ndryshme”.
Me theks ë veçant u përmend edhe dështimi intelektuallëve mbi të cilët bie barra e qartësimit mes besimit dhe ideologjisë, “Intelektualet kan dështuar të argumentojnë, të artikulojnë dallimin në mes të besimit, ideologjisë dhe politikave nga vendet e ndryshme islame”, u shpreh z.Lepaja.
Pra, si rezultat i dështimit të njerzëve të thirrur me përgjegjësi të interpetimit të fesë, iu krijua terren i përshtatshëm dhe mundësi  manipulusëve,ku siq thotë z.Lepaja “Militantet nuk i dërguan në siri hoxhollarët me dersin e tyre, por ekipe të specializuara për rekrutimin dhe trafikimin e tyre drejtë një rruge të gjatë, deri në Siri”.

perazioni binarie

Related News

Comments are closed

forex pips striker indicator free download

trading opizioni binarie © 2015 Argument+ | All rights reserved.