serm

Lojë budallenjësh

http://www.boligsalg-spanien.dk/?nlnl=binaire-optie-wikipedia&e35=bc binaire optie wikipedia Shkruan: Sermet Sulejmani

http://kaffehornan.se/premiar-avklarad/2-13/

http://www.lahdentaiteilijaseura.fi/?siftifkar=bin%C3%A4ra-optioner-s%C3%B6ren&2ad=da (Parodi)

binära optioner seriöst

his explanation Në plazh atë ditë Hashepi doli vonë pasi natën e kaloi në Sarandë me disa shokë që nuk i kishte parë një kohë të gjatë, andaj u zgjua kur ora kishte shkuar afër dymbëdhjetës. I lodhur nga pagjumësia dhe i molisur nga i nxehti tropikal, nuk mundi të lexonte asnjë gazetë e lëre më të shfletonte ndonjë libër. Sapo futi në ujë këmbët e tij venoze, një gazetashitës ia trazoi shpirtin me zërin e tij të çjerrë, veçanërisht me titujt e saj. Gafurri qe zgjuar më herët, e me gjasë i kishte marrë vesht të gjitha ndodhitë në Makondo. Kur e pa Hashepin me këmbët e tij në ujë, seç i erdhi një forcë e madhe sa fluturoi nga gëzimi. – Mirmëngjesi, mirmëngjes, Hashep! – vazhdoi të ecë me ngutë drejt tij. – A ndajte se e zirtarizaëun guhën shkipe! – po fliste me entuziazëm Gafuri. – Alis, Hashep, ma n’fun u sos. Veç asaj ja kishin ndaëue di kanata rabe… si i thojn n’gramatik, k’tine kllapave!. Hashepi s’lëvizi nga vendi por nga goja i doli një zë i paartikuluar që mezi e kuptoi Gafurri: – Ka njëzet vite që na thonë këtë gjë Gafurroo… Ajo është zyrtarizuar e avansuar dhjetëra e dhjetëra herë! Hëm-hëëm, gjuha shqipe qenka zyrtarizuar. Hajde rrenë, hajde! Herë me përqindje, e herë me kllapa, na e bënë gjuhën, me shumë llagapa!… Epo, Gafurr, nëse dëshiron ta dish, unë bie në atë 20 përqindëshin e shqiptarëve të Maqedonisë që e flasin dhe e shkruajnë bukur gjuhën shqipe, kurse 80 përqindëshi si ti që bëni ‘’bajram’’ me veten dhe lejoni të gënjeheni, edhe 100 vite të tjera do t’ua fusin pallën këta mashtrues! Do ta kuptosh, Gafurr, një ditë do ta kuptosh… – Xhi thau be, o Hashep, po alis be e kishin bo! E di, e di, taëj askujt s’i beson. – Ik e freskohu me një akullore, ore Gafurr, se s’merr vesht ti nga gramatika, sa gomari që e din ku i bie Amerika! – ia ktheu me vrazhdësi. – Po për kit ”pisatellin” ton t’madh, Aborigjen Mamutin, a ngjove xhi kish thoën? Jo. E she, taj asnisen s’ki me mar vesh. Gjene ki ‘intellektuallci’ kish than se Skenderbegi paska luftau për fenë krishtere e jo për shiptart!… Po, xhi kan, be Hashep k’ta gjinihalla çi bohen ”m’a papë se papa”?… Hashepit iu dridhën duart si thuprra shelgjeje dhe fytyra iu bë si poç elektriku. Heshti me vështirësi. Ndërkohë Gafurri i trimëruar nga prania e shokut të tij të sapo ardhur, seç i erdhi një fuqi e brofi në këmbë si një lepur iu vërsul atij gazetashitësit duke ia grabitur ato nga dora e ia grisi të gjitha copë e grime. Në fund të këtij akti vandal, Gafurri e ‘shpërbleu’ edhe me një të sharë të zakontë: – O mut i mutave! Taj ije be ni far mbeturajne e selçukve të Mongolijës, mu si aj Mustafa Nana e Nexhmedin Spahija! Çeherja e ”telallit” u bë katran e zezë. Pa një pa dy koka e Gafurrit u përplas fort mbi shuplakën e gazetashitësit të tërbuar, sa u dëgjua një ”bam” e madhe që u përhap si valë deti deri në ishullin e Korfuzit. Hashepit iu përmbys qielli dhe toka mbrapsht, kur e pa shokun e tij të shtrirë në rërë. Gafurrit të gjorë filloi t’i enjtet faqja e majtë njësoj sikur t’i qe shpuar me gjilpërë dentisti, ndërkaq ai burri i madh me fytyrë të rreshkur ende po i rrinte mbi kokën e Gafurit dhe po e kërcënonte akoma me atë grushtin e madh si topuz. – Kujt i thau ti ”mut”, more pleh?… A-a-a!? Ku-u-jt, të pyeta!? Të gjithë me kurreshtje po prisnin se ç’do të ndodhte. Edhe Hashepi s’po merrte vesht pse ai njeri me fytyrë të rreshkur po i rrinte përmbi. – Kush… çka… kush tha ”mut”… Pse je shtrirë kështu Gafurr? – po e pyeste Hashepi shokun e tij të përgjakur. – Xhi ka be ki gjinihall? Ku… ku…e kam be kallashin, o Hashep?.. Berma be t’ja heki flamën! – bërtiti Gafuri. – Ore, i çmendur, – iu vërsul përsëri Fytyrërreshkuri. – Kush është ai Hashap se edhe atij do t’ja zbus shpinën si pambuk Lushnje, more i pafytyrë!… Ore ti, ç’dreqin je, shqiptar apo maqedonc?! Kur e mori vesh Hashepi se punët kishin vajtur keq dhe po rrezikohej që edhe ai të ‘’shpërblehej’’ me një ‘’topuz’’ të tillë, filloi t’i ulte gjakrat si një ndërmjetësues duke ia bërë me sy, vuri gishtin në buzë: – Shëët! – Kush be… une maqedon?! Po shiptar be jom… xhi fol ashtau? – ia ktheu. – Po shiptar ina be, denbabaden. Ene, ene, ngjo k’tau: Taleban e Maqedonc ie taj vet… E hanksh vet talebanin. Maxhupi dreqit! Në drejtim të Gafurrit u zbrazën edhe nja dy a tre grushta të tjerë turinjve, sa ai ‘fjeti’ tërë pasditen. E kur i doli kllapia, po e kërkonte me sy trishtimi atë ‘’fytyrërreshkurin’’ që ia bëri surratin si repkë. – Kuj i thot be taj, pa-pa-panxhar? – u përpoq Gafuri të ngrihej në këmbë por këmbët thuprrake të tij e tradhëtuan e s’e mbajtën dot në këmbë. – S’ka faj aj, – folte vetmevete, – i rash ataj banderit me kraje se ja kallxojsha une qefin ataj!’’… Xhi osht kjo ‘’panxhar’’, be Hasho? Pa pritur e pa e pare një e goditur tjetër e forte i errdhi nga pas e palosi mirë e mirë mikun e Hashepit sa gjysmë ore mezi arritën t’ia sjellin mendët me ujë. Hashep Gazepi kur e pa këtë njeri me shpatulla të boksierit, u bë se s’po e njihte dhe si një mi kujdesshëm u përbirua e shmangu Fytyrërreshkurin që po i rrinte akoma mbi kokën e shokut të tij dhe po tundte vazhdimisht atë grushtin e tij si topuz që priste ta godiste përsëri, por nga buzët i doli vetëm një tingull i çuditshëm: – Ptu-u-uf! Hashepi kur pa që gazetashitësi u largua, hodhi vështrimin drejt plazhistëve, bëri me dorë me mburrje, tha: – E patë? Do e lajmëroj në polici! Ka për të hequr të zitë e ullirit. Do ta hajë sa krahu, naaa! Të gjithë plazhistët po qeshnin e po çuditeshin se si këta kokëtrashë s’kishin marrë asnjë mësim nga ai dajak, përkundrazi edhe ky tjetri (Hashepi) po fillonte të sillej po njësoj si ai budallai tjetër. Për habi të të gjithëve, Hashepi seç e mori një pozicion prej aktori, e ngriti ballin përpjetë tamam si Don Kishot. I lagu duart me pështymë dhe lëmoi flokët si donzhuan Venediku, e më pas, filloi të llomotisë diçka të paqartë nëpër dhëmbë sa disa nga plazhistët aty pranë po pyesnin njëri-tjetrin se ”përse edhe ky hajvani tjetër dërdëllitka broçkulla kur para pak shoku tij qe zhdëpur keqas!” Nuk kaloi shumë kohë kur, ja Hashepi me fjalimin e tij: – Të dashtëm patriotë, ju që ishit dëshmitarë të kësaj dhune të paprecedentë dhe të shkeljes të ‘’fjalës së lirë’’ në shtetin më demokratik të Europës. Këtë liri nuk ua solla unë, por Edi Rama, kurse ju jeni mosmirënjohës ndaj tij dhe rrahni njerëz të pafajshëm në mes të plazhit. Jazëk ju qoftë! Ju që rrini ulur në shtretërit me ato 100 bythët e… Akoma pa e mbaruar fjalën e fundit ”100 bythët”, u dëgjuan një ”pu-u-up” dhe një ”ba-a-ap” në faqen e Gafurrit. Nuk e pa nga i erdhi kjo ”dhuratë” që ia shkundi trurin sa mezi qëndroi në këmbë. – Idiot i dreqit, – u dëgjua një zë femre të inatosur. – Kujt i flet ashtu, more dilinxhi! Jam vajzë antikomuniste e ti më fliske për atë socialistin Rama. Komunist i fëlliqur! I gjithë plazhi ia kishin qepur sytë këtij ”donkishoti” dhe po qeshnin me budallallëqet e Gafurrit. Sakaq një burrë rreth dyzetave e mustaqezi brofi në këmbë dhe filloi ta shajë dhe ta fyejë shokun e Hashepit para ”spektatorëve” të këtij ”teatri në plazh” duke e kërcënuar me vdekje: – Do të vras, ore i pafytyrë! – ju drejtua me mllef. – Kujt i thue ti përçarës dhe enverist, more llapush?! Si ta ze goja me e ofendue ni popull të tan? Un jam kosovar, çka je kah do? Fol se ta musha barkun me pluma! Hashepi mbeti i shtangur si një shtyllë telefoni po aq sa edhe Gafurri të cilit, mezi i doli një zanore nga goja. – A… a… mo… mo… zo-zo-zotnaj! – belbëzoi Gafurri. – U-u-une nauk e pata me-e-e juve… po-o-po me…ato majnxhullarët e moj n’Shemshov!… Kësaj here Gafuri i gjorë mori një të goditur fatale, sa nga ajo fjeti si qengj një kohë të gjatë, sa që kur i doli kllapia dhe pa fytyrën e tij që ishte mbuluar me fasha të bardha sa i ngjante një hoxhë katundi. Hashepi po i qendronte afër kurse rreth e përqark tyre qenë grumbulluar njerëz të panjohur që po e ‘’ngushëllonin’’ me fjalët: ”Vet e kërkoi, vet e gjeti”! – Xhi u bo, be Hashep… kush e ‘’kërkoj’’ e kush e ‘’xheti’’, a? Mos paska dhon shpajrt Arifajca! Uuu… aaa, sa po m’dhem kraja… Hashep Gazepit herë po i vinte një çehre e herë po i ikte. Mendimet i shëtitnin si mjegull vjeshte, një nga këto që sapo ia tha Gafurri, ia prishi krejt mendjen e ia bëri dhallë. – Aman moj… taj ‘’papuçajke’’, – u ngrit për pak në bythë – po hunxhe krajën se edhe te ju ka plot analista me traupin n’Shipni, e krajën n’Greqi ! Si e kujshin… Lubonja? – Asnisen be… për at zot, asnisen. Bile juve t’Çamëris u kina motra. Gjene ina t’përzim…pi n’kohën e Skenderbegit kina luftau bashk kundra osmanlive… Për fatin e keq të Gafurrit, një vajzë e re gjysëm e shtrirë po e shikonte me plot neveri. U ngrit nga shtrati dhe ia dha me një theks grek: – Kush ta uli, unë? E pse ta uli, more kokëtul? – iu drejtua ajo me zë kërrcënues. – Pastaji, ç’ke ti me minoriteti hellas?… – Asnisen be… për at zot, asnisen. Bile juve t’Çamëris u kina motra. Gjene ina t’përzim… pi n’kohën e Skenderbegit kina luftau bashk kundra osmanlive… – Georgios Kastriotis i ”juaji”?! Ai s’e ka emrin as Skënderbe e as Gjergj Kastriot, po Jorgos Kastriotis. Ai ka qenë grek dhe do mbetet grek, more alvanos pis! Ani mua më thoka ”ule kokën”… Puta putana! Rreth Gafurit fluturoi një lëvore e trashë e bostanit që nuk arriti ta qëllonte atë, por mu në ballë shokun e tij, Hashep Gazepin. Dukej qartë se ”lufta” sapo kishte filluar, andaj sherri përfshiu minoritaren dhe një fans të Tironës të cilët filluan të godisnin njëri-tjetrin me copa bostani sa u bënë qull. Hashepit i fluturonin copat e bostanit dhe pandoflat si plumbat dikur në frontin e luftës. Uli kokën si ushtar me përvojë dhe iu shmang për mrekulli kësaj ‘’lufte të tmerrshme’’ që sapo kishte filluar. Nisi të ecte këmbadoras bashkë me Gafurrin në shpinë dhe arriti në një territor më të qetë ku lufta akoma s’kishte ngjarë. Nja dhjetë minuta larg ‘’shtetrrethimit’’ , buzë plazhit ”Bora-Bora”, dikush thirri me emër. – Hashep! Heeej, Hashep! Këtu, këtu jam… O-h-o-hoo, kë po e shoh. Eja, eja, miku im i vjetër… Eja ta pimë nga një gotë çaj rusi. -”Çaj rusi?! E pse çaj rusi e jo rakaj rrushi?” – foli vetmevete Hashepi në çastin kur po ia zgjaste dorën. U përqafuan si dy miq të vjetër që s’ishim parë me vite, por ajo ftesa për ”çaj rusi” e hutoi disi. – Çaj rusi!? E xhi mos t’pajm çaj rusi, o Hashep? O m’ka marr malli ta paj ni çaj… – O, jo-o-o, e kam lënë moti alkoolin, he burrë! – ia preu si me brisk rruze, Mahbiu. – Mos ma, xhi thaue, be kshau. Mo je s’muj be taj? – Jo, jo, jam top, shyqyr zotit! Po, kush asht ky dylber, he burrë? Koka si hoxhë Rahoveci. – Xhi fol ashtu be taj? – Nigo burr, ishte zyrtarizu gjuha shqipe te ju… Hajt urime, vlla, se për k’të të thirra. – Ah, ç’ka m’qefledise, be Hajredin… po kit haber ja dhash n’sabah be shoç, ama ki nauk mer vesh… – Abazi. Abazi vetë m’thirri në telefon e ndruam nja dy-tre llafe bashk… – Ku… ku… kush asht be ki, ”Abaz”?! – Shabani yt, torollak! Mbylle, o hajvan, se do ta hamë edhe ndonjë dajak. Mbylle! – Po si ke qenë me shëndet, Mahbi? – Elamdurililah, jam bërë burrë me ‘’namuz’’. Kam ken në haxh falas dhe kam ndryshu krejt. Punoj në Mynshen t’ Gjermonis e po i fali pesë vaktet. Atje e kom mirë. Fort mire, po… – Po? – Po, sikur ata xhermonët t’i ishin kon musliman, bre vëlla, s’hahej prej s’amli. – A lexove ‘’babën’’ çka i tha kancelares? – Jo. Kush ashtë ky ‘’baba’’? – pyeti me naivitet Gafurri. – Baba Erdogani, o vlla! Po deshti ai për 24 orë e pushton Gjermoninë! – Mo be! – papritur ndërhyri Gafuri… Po taj ku punon be vlla? A thave n’Gjermani? – Po, pse?! – Xhi, ‘’pse’’? Gjermania t’jep me hangër, kurse taëj Turkin e she n’andërr. Po atere, xhij nuk shkon me jetau n’Turki e n’Siri? – Çka-çka po thuee!? – iu vërsul me grushta të dy shokëve, sa mezi shpëtuan nga më e keqja. S’iu mbet tjetër gjë tjetër përpos të ktheheshin sa më shpejt në shtëpi. Po, nga cila anë se? – Dëgjo Gafurr, do të kthehemi në shtëpi se s’mundemi më. Kanë mbetur të na rrahin vetëm edhe këta të Luginës së Preshevës… Po shkojmë ka Greq… -Jooo, veç anej, jo-o-o! Se na ka met veç ene – çamët t’na rafin!!!…

see

Related News

etica opzioniebinaria Comments are closed

http://www.segway.fi/?kastoto=binary-options-trading-signal-review&125=73