Leandrit1

Po u shpall BE-ja e vdekur, çka më tej?

forex bank högdalen  

binäre optionen beste strategie Shkruan: Leandrit Mehmeti

köpa Viagra från turkiet Vjet, në këtë kohë, kur flisja me miq politikanë dhe akademikë ideja e largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja dukej qesharake dhe gjithsesi e parealizueshme. Kuptohet gabimi që zakonisht bëhet për përfundime të tilla është se shpesh injorohet fuqia e popullizmit dhe e ngritjes së ekstremiteteve ideologjike (të djathtë apo të majtë), që shpesh shtyhen nga duart e padukshm të korporatave biznesore. Por, Breksiti ndodhi dhe mund të ndodh Freksiti (dalja e Frances) apo Duksiti (dalja e Holandës) dhe nëse kjo ndodh mendoj se BE-ja do të shpallet e vdekur por edhe nëse nuk shpallet në fakt do të jetë e vdekur.

broker mit binäre optionen Nuk jam i sigurtë nëse jam euroskeptik. Në raport me Ballkanin besoj se i gjithë rajoni, e Kosova si shtet i ri, do ta kishte më mirë politikisht dhe ekonomikisht të ishte pjesë e BE-së. Parimet e demokracisë, lirive dhe të drejtave njerëzore, lëvizjes së lirë, stablitetit ekonomik (edhepse kjo është temë në vete dhe jo domosdosshmërisht e lidhur vetëm me BE-në), kualitetit të përgjithshëm të jetës janë elemente që nuk do t’i tregtoja dhe se gjithsesi do të ishin më të dobishme për një vend si Kosova apo Ballkani në përgjithësi, sikur të ishin pjesë e Bashkimit Evropian. Në anën tjetër ambiciet për t’u bërë pjesë e këtij bashkimi vërtetë i kanë shtyrë disa gjëra në atë drejtim edhepse jo me shpejtësinë e duhur. Por procesi i një integrimi të tillë po përcillet me disa tragjedi në vete.

http://flegis.si/?wter=broker-opzioni-binarie-con-conto-demo&529=4e broker opzioni binarie con conto demo Tragjedia e parë është bindja e qytetarëve të këtij rajoni, e të Kosovës poashtu, se këto gjëra arrihen vetëm kur Kosova të bëhet pjesë e këtij unioni (ose rrugës gjatë këtij integrimi). Por, çka nëse këtij unioni vërtetë po i vie fundi? A do të thotë kjo të kthehemi në ato çka dimë më së miri të bëjmë, histori të tepruara, nacionalizma qesharakë, që shpiejnë në konflikte e luftëra? A nuk mund të vazhdojmë vetë t’i realizojmë parimet e tilla? A nuk mund ta inkurajojmë vetë zhvillimin ekonomik? A nuk mund ta ndërtojmë vetë kualitetin e jetës (që e shohim gjithandej BE-së)? Mendoj se përgjigja në këtë pyetje është një kombinim e PO-së dhe JO-së. PO, se Kosova, për shembull, nuk i ka qindra milionë banorë e miliona kilometra katrore por është sa dy apo tri lagje të Parisit apo Sidnejt me territor e popullatë. PO se Kosova ka njerëz të gatshëm të punojnë ditë e natë. PO se Kosova ka njerëz që e duan këtë vend e që e kanë edhe dijen e duhur për të krijuar politika të tilla zhvillimi. Por, JO se Kosova është kapur pikërisht nga njerëz që nuk i kanë këto kualitete. Kapje të cilën e kemi mundësuar filimisht ne, qytetarët e saj me apo pa vetëdije. Me vetëdije se punojmë direkt për njerëz të tillë. Pa vetëdije se manipulohemi lehtë (kjo për shkak të mungesës së një arsimimi më kualitativ) nga njerëz që i përkrahin njerëzit e tillë (shpesh nga vetë ata që na ndihmuan të çlirohemi nga konfliktet).

option demo trading Tragjedia tjetër është se liderët tonë punojnë në të mirë të popullit vetëm me presion dhe jo pse e dëshirojnë një gjë të tillë për qytetarët. Një ambient ku sundon ligji, respektohen të drejtat e njeriut, të drejtat civile, nuk është një ambient që ua mundëson liderëve të tillë të sillen e të ndihen si zotër të vegjël; si lloj faraonësh, ku pasurinë publike e trajtojnë si të tyren dhe bëjnë ç’të duan më të. Jetërat e tyre dhe të familjeve të tyre janë rregulluar si është më mirë, prandaj atyre nuk u mungon mirëqenja e mundësia të shohin botën. Ata janë thjeshtë faraonë që sundojnë jetën në Kosovë dhe bashkë me të edhe njerëzit. Qytetarët janë të bindur se një zhvillim i tillë do të ndodh vetëm me presionin që një union, si BE-ja, mund t’ua bëjë liderëve politikë, pa e kuptuar se presionin që mund ta bëjnë vetë ata është shumë më i fuqishëm se sa presioni që e bëjnë të huajt.

Tastylia Tragjedia tjetër është pritja e qytetarëve që presioni të vijë nga BE-ja e SHBA-ja. Ky presion nganjëherë vie nga këto entitete por realiteti është se këto sot brengosen për gjëra tjera shumë më të rëndësishme se sa presioni në liderët e Kosovës për të punuar në të mirën e qytetarëve të saj. Në të njëjtën kohë është diç e çmëndur – pse t’u bëjnë presion, ç’përfitojnë, pse të brengosen për qytetarët e Kosovës? Ata brengosen për stabilitetin e shtetit, e shteti mund të jetë stabil edhe kur ka një qeveri kriminale e korruptive përderisa është dëgjuese e nënshtruese, me gjithë varfërinë publike. Populli duhet vetë të brengosen për veten e tyre, të fëmijëve të tyre. Duhet të bëjnë vetë presionin. E ky presion është shumë më i vlefshëm se sa ai i jashtmi. Kryen punë më ngadalë, shumë më ngadalë, por gjithsesi më efektshëm. Ky presion bëhet duke votuar për alternativa tjera.

opzione binaria definizione Kam mëdyshje të pajtohem me thënjen se në demokraci populli fiton qeverinë që e meriton. Në zgjedhjet e fundit në 2014 në Kosovë morën pjesë vetëm 42.63% e votuesëve, sipas KQZ-së. Do të thotë këta përfaqësues politikë përfaqësojnë më pak së gjysmën e popullit të Kosovës. Por, populli e ka në duar që të mundohet të kërkojë më zëshëm ndryshime dhe kualitetin e jetës së BE-së. Kërkesa e tillë bëhet duke votuar alternativa të ndryshme dhe duke u larguar nga praktika e fanatizmit politik kur votuesi voton për një parti ‘se ashtu kemi votuar gjithmonë’. Nuk është se ka alternativa të shkëlqyeshme në Kosovë, dhe e vetmja që nuk e ka provuar pushtetin e përgjithshëm është VV-ja. Tjera të reja nuk ka, por nuk do të thotë se nuk do të lindnin po qe se populli voton parti të ndryshme në secilin rend zgjedhor dhe vazhdueshëm i ndëshkon ata që nuk i arritën premtimet e dhëna. Nëse votohet VV-ja, si e vetmja e paprovuara deri sot, dhe nuk realizon premtimet, le të votohet tjetra radhen tjetër, le të jenë partitë tjera, edhe nëse janë ato që ishin më parë. Populli nuk humbet asgjë. Vetëm se ua bën me dije politikanëve se do të mund ta humbin pushtetin herën tjetër, sikur e kishin humbur më herët. Këso sjelljesh mund të krijojnë kushtet që të lindin grupe tjera krejtësisht të reja më njerëz krejtësisht të rinj për shkak se populli ofron alternativa vazhdueshëm dhe kërkon të punësojë grupe politike që punojnë për ta. Kështu populli nuk humbet asgjë vetëm se e zhvillon demokracinë, që nuk është sikur buka e cila futet në furrë dhe del e gatshme pas disa minutash. Zhvillim që partitë pushtetare të deritashme sigurisht se nuk janë të interesuara ta inkurajojnë. Zhvillimi i demokracisë kërkon vite. Ne vetëm se i këmi humbur 27 vjet.

opzioni binarie online è truffa Populli me aryse frikohet nga alternativat e ndryshme për shkak të propagandës së madhe që zhvillohet nga pushteti kundër alternativave. Për shembull: sipas propagandës anti VV, të orkestruar nga pushteti e përkrahësit e tyre e edhe nga pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, që pushteti aktual (me gjithë skandalet e përditshme) nuk u pengon për shkak se nuk e vënë në pyetje as edhe një kërkesë të vetmë të tyre, VV-ja do të ndërtojë një pushtet diktatorial po qe se votohet. Një frikë e tillë është naive dhe e pabazë. Kjo për shkak se instalimi i një pushteti diktatorial kërkon së pari një ushtri (apo një ushtri të huaj që ndihmon në një projekt të tillë). Kosova këtë nuk e ka dhe ushtria e huaj, që është e instaluar vështirë se përkrah sisteme diktatoriale. Më e keqja që do të mund të ndodhte me ta në pushtet është vazhdimi i qeverisjes së keqe dhe korrupsionit me njerëz tjerë. Diç kjo që, ne në Kosovë, jemi mësuar ta shohim qysh se në vitet e 90ta. Pika tjetër propaganduese është bllokimi nga BE-ja për Kosovën. Kjo poashtu është qesharake, se një bllokim i tillë duhet të ketë arsye të mira, dhe kundërshtimet e herë-pas-hershme ndaj dialogut me Serbinë (gjithnjë me arsye sipas vetë standardeve të BE-së) nuk do të jenë elemente që ta bllokojnë Kosovën më shumë se sa që Kosova vetëm se është e bllokuar. Votimi për alterantiva të ndryshme do të ishte presion që do të sillte ndryshime drejt një qeverisjeje më të mirë, shumë ngadalë por shumë më shëndetshëm se sa presioni nga aktorët e huaj. Fundja këta aktorë të huaj edhe mund ta humbin interesimin dhe interesin për Kosovën dhe do t’u mbetet qytetarëve të saj të ndërtojnë një shtet funksional e shtet të së drejtës, pa qarë kokën fort për BE-në e cila edhe mund të shuhet apo të mbetet klinikisht e vdekur për një kohë të gjatë.

binaire opties handelaar Autori është ligjerues në lëndët mbi: Politikat e BE-së, Politikat Botërore, Histori Botërore dhe Sociologji në Universitetin e Australisë Jugore. Jeton në Adelaide, Australi dhe mund të kontaktohet në leandrit.mehmeti@unisa.edu.au

Related News

© 2015 Argument+ | All rights reserved.