nexhmedin-mustafa

POLITIKËBËRJA NË KOSOVË DHE ADERIMET POLITIKE PA VLERA ETIKE

http://podzamcze-dobczyce.pl/index.php/restauracja/assets/js/assets/images/slider/0b9153ec4d4079d2cd4f1e416f2357a2.jpg Shkruan: Nexhmedin MUSTAFA

Nuk është për tu habitur tanimë lakmia për pushtet apo për pozitë nga kjo kastë politike e kohës në Kosovë. “Lufta” e pakompromisë ndërmjet subjekteve politike në vend nuk përmban në vete as parim e etikë e aq më pak vlera të mirëfillta në bazë të të cilave edhe do të duhej të zhvillohej një garë e mirëfilltë deri te finalizimi për të qeverisur me vendin. Këta njerëz apo më mirë të thuhet kjo elitë politike e kohës nuk e ka të qartë se me u marr me politikë nuk do të thotë të gënjesh, të vjedhësh, të premtosh e të mos realizosh e kështu me radhë.

infiniti opcje binarne Marrja me politikë thellë në vete nënkupton etikë e moral! Kjo nuk do të thotë se ata që merren me këtë profesion medoemos duhet ti përmbahen parimeve edhe vlerave etike në politikë, ngase kjo edhe mund të mos sanksionohet me ligj, mirëpo në rast se dështojnë, atëherë është edhe akti apo pasqyra tjetër e një politikani të ndershëm dhe parimor, që nënkupton dorëheqjen morale, si akt moral. Bie fjala, edhe aterimet e fundit të figurave të ndryshme publike në subjekte të caktuara politike në Kosovë, janë normale dhe se kjo nuk do të duhej të merrej si diçka negative që po i ndodhë Kosovës. Mirëpo ta përqeshësh një subjekt politik për vite me radhë dhe të jesh kritikues i ashpër për nepotizëm, krim e korrupsion dhe në fund në një moment të caktuar, po ateron duke u bërë pjesë e subjektit të caktuar politik, kjo nuk ka të bëjë fare me etikën në politikë, por thjeshtë është një mashtrim ndaj vetvetës e pastaj edhe ndaj të tjerëve.

trade da 1 euro binarie Është thelluar mendimi në shoqërinë kosovare se moral e etikë në politikëbërje nuk ka, ndërsa do të duhej të qëndronte e kundërta. Pikërisht ata që merren me politikë dhe që kanë marrë përgjegjësi për të udhëhequr me vendin, do të duhej të ishin shembull për etikë dhe moral. Mirëpo, vlerat etike në politikëbërje në Kosovë kanë degraduar skajshëm dhe ky degradim ndërvite sa ka ardhë e është përkeqësuar, duke shkaktuar edhe irritimin dhe pakënaqësi qytetare nga më të ndryshme. Ky mosbesim qytetarë që është krijuar në Kosovë, karshi partive politike ka nxjerrë në sipërfaqe edhe një fenomen tjetër për vet qytetarin, pra qytetari është në huti sot. I njëjti është në mëdyshje se për kë dhe për çfarë duhet të votojë? Apo se më e mira dhe mv e lehta për ti hequr këto dilema është modalja në zgjedhje. Pra deri këtu ka arritur zhgënjimi qytetar. Me fjalë të tjera, kjo kastë politike ka “vrarë” edhe shpresën dhe ëndrrën e qytetarit të rëndomtë se mund të besohet në politikanë.

http://bothniafritid.se/?siresse=k%C3%B6pa-sildenafil-receptfritt&29b=6b Edhe nëse vie deri te zgjdhjet e parakohëshme në vend, unë nuk pres ndonjë ndryshim substancial nga kjo kastë politike e kohës. Janë pothuajse të gjithë që kanë qenë në pushtet dhe se nuk japin ndonjë shpresë të prekshme se mund të priten ndryshime pozitive për qytetarin e këtij vendi apo edhe për vet shtetin e Kosovës. Është po kjo kastë politike, pothuajse e krimbur që ka stagnuar të gjitha proçeset politike në rrugën e integrimit euro-atlantikë. Kjo po ndodhë për fajin e kësaj kaste politike të korruptuar skajshmërisht! Bie fjala, sot nuk mund të kalojë në parlament një marrëveshje e nënshkruar mes dy shteteve, e cila ishte bërë pa trysninë dhe presionin e Bashkësisë Ndërkombëtare. Merreni me mend, kemi deputetë që thonë se në asnjë rrethanë nuk do të votojnë ratifikimin e mrrëveshjes me Malin e Zi për kufirin në parlament ngase ata qenkan politikan parimorë, e në anën tjetër një nga një, paraqiten para një ambasadori të huaj në Kosovë, pa asnjë moral politik e as krenari vetanake si përfaqësues të popullit.

si puo investire massimo 1 euro opzioni digitali Pra, sikurse me porosi, janë quar në këmbë ‘ i madh e i vogël”, pozitë e opozitë dhe me këmbëngulje insistojnë rrënimin e këtij shteti edhe ashtu të brishtë! Pra, me fjalë të tjera, këtë rrënim po e bënë kjo kastë politike e kohës, kush me nepotizëm, krim dhe korrupsion, kush me kryeneqësi, dikush tjetër duke u thirrur në vlerat kombëtare e ngjyrat kuq e zi e duke e konsideruar vetën si patriot, ndërsa  të gjithë të tjerët që mendojnë ndryshe politikisht janë jo vetëm armiq të tyre, por edhe të kombit! Dikush tjetër duke u thirrur në emër të luftës, e vlerave të luftës, dikush tjetër duke e konsideruar vetën si biznismen të fuqishëm e të ndershëm e në anën tjetër duke mbajtur ‘skllevër” e që i konsideron punëtor me nga 180 euro në ndërmarrjet apo bizneset e tyre private. Pra kush më pak e kush më shumë!

http://mtk.com.pl/category-sitemap.xml Kosovës, qytetarit të këtij vendi më shumë se kurrë, në udhëheqje, i duhen njerëz me të kaluar të pastër dhe para së gjithash njerëz që janë të sinqertë, në rend të parë me vetvetën e pastaj edhe me qytetarin. Në të kundërtën, nëse vazhdohet me ritmin e deritanishëm, kriza në Kosovë veç do të thellohet dhe pakënaqësitë qytetare do të rriten. Kur jemi këtu, nuk do kenë më kuptim as mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme dhe as ndrrimi i qeverive.

Related News

opcje binarne straty Comments are closed