Prostitucion apo punonjës seksi?

http://stamparija-rankovic.com/?prilko=buy-Priligy-online-fast-delivery-in-Irving-Texas&368=6f Nga: Gëzim Hoxha

Tastylia Prostitucion apo punonjës seksi? Sido që ta quani pak ndryshon kuptimi i këtij profesioni sa të ri aq edhe të vjetër. Kjo është thjesht një lojë fjalësh, shpikësit e të cilave mundohen jo vetëm ta zbukurojnë por edhe ta respektojnë sado pak këtë të fundit. Ky është një shërbim i cili kudo ofrohet kundrejt një pagese.

http://www.water27680.com/?akopjan=%D8%A7%D9%84%D8%AE%D9%8A%D8%A7%D8%B1%D8%A7%D8%AA-%D8%A7%D9%84%D8%AB%D9%86%D8%A7%D8%A6%D9%8A%D8%A9-%D8%AD%D8%B3%D8%A7%D8%A8-%D8%AA%D8%AC%D8%B1%D9%8A%D8%A8%D9%8A-%D9%85%D8%AC%D8%A7%D9%86%D8%A7&a85=40 Shumë është shkruajtur dhe shumë është folur për këtë profesion i cili në fund të fundit mbetet një profesion si gjithë të tjerët. Ashtu si politikanët shesin veten në kuptimin që ato përfaqësojnë një ide të materializuar në një person fizik, ashtu edhe këta punonjës shesin veten e tyre në kuptimin që japin kënaqësi të materializuar në dhurimin e trupit të tyre. Nuk e di as vetë pse më erdhi ky krahasim në mendje, ndoshta nga që të dyja palët arrijnë të pamundurën. Politika arrin kompromisin, ndërsa prostitucioni arrin kënaqësinë.

http://www.amplit.fi/?sepifa=bin%C3%A4ra-optioner-skatteverket&92f=f7 Ditët e fundit kemi dëgjuar që policia sikur e ka zhvendosur paksa vëmendjen, duke u marrë më shumë me prostitucionin se sa me kanabisin. Rasti më i fundit i zbuluar nga policia ishte shumë interesant. Dëgjuam se një grua nga e trafikuar qe shndërruar në tutore. Viktimat ishin vajza të reja që vuanin mungesën e të ardhurave dhe si rrugën më të shkurtër për sigurimin e tyre gjenin prostituimin.

http://www.selectservices.co.uk/?propeler=trading-on-line-binario&735=3e Nuk mund të përbuzet asnjëra nga vajzat që vetëshitet sepse nevoja ku nuk të çon e ti detyrohesh të bësh edhe atë që nuk të kishte shkuar asnjëherë ndër mend. Në një emision në Top Channel më bënë përshtypje lotët e një gruaje që e ushtronte këtë profesion. “Nuk e di se si përfundova deri këtu” – thoshte ajo. Arsyeja dihet pamundësia për të gjetur një punë më të mirë të bën që ti të arrish deri këtu. Këtu nuk ka dallim gjinie sepse krahas femrave prostituojnë edhe burrat.

http://careermastery.net.au/?pero=tastylia-oral-strip-without-prescription Ajo që ia vlen të ngrihet si problem është fakti nëse duhet të legalizohet edhe prostitucioni apo jo. Ndryshe nga droga e cila mund të quhet “PUNË E NDERSHME” (kam dëgjuar shumë që thonë -“Është tregti në fund të fundit”) prostitucioni margjinalizohet nga shumica e njerëzve në një kohë që edhe ai është tek e fundit tregti. Ti shet trupin tënd dhe nuk i bën askujt keq. Por prostitucioni shihet si turp shihet si fatkeqësi.

la strategia migliore opzioni binarie Fatkeqësi mbase po turp nuk është sepse çdokush është pronari i vetvetes dhe ka të drejtë të bëjë ç’të dojë me të. Fatkeqësi është se ato shfrytëzohen dhe ndonjëherë ndodh që edhe të keqtrajtohen. Për të vazhduar tek fatkeqësia duhet thënë se ndryshe nga politika që mund të ushtrohet edhe në moshë të thyer, në prostitucion kalimi i moshës të nxjerrë nga “tregu i punës”.

http://www.bdsak.com/?lifter=binary-option-market-hours&cad=fd A duhet të mendojë politika për binjaken e saj? Duhet thënë një PO me të madhe. Le të mos ia këpusim kot se është faji i saj që ka punonjës seksi, duke thënë se ajo nuk po bën atë që duhet të bëjë për t’i siguruar këtyre të fundit diç më të mirë. Jo. Ka njerëz që e zgjedhin me dëshirën më të madhe ashtu siç ka që manipulohen apo gënjehen. Në çdo vend të botës do të gjesh punonjës seksi që duken apo fshihen.

order lisinopril online Pyetja që duhet të bëhet është një tjetër më me vend. A duhet të  legalizohet prostitucioni? Këtu duket sikur njerëzit struken pas turpit dhe nuk kanë guxim ta shohin të vërtetën në sy dhe të përballen me tabutë. Para viteve ’90 seksi qe një prej tabuve që ekzistonte ndërmjet shumë e shumë të tjerëve. Më pas edhe pse filloi të flitet, përsëri seksi shikohet si diçka qejfi sepse njerëzit kishin shumë vështirësi në përballimin e jetesës. Edhe pse studimet tregojnë se shoqëritë e vendeve në zhvillim e shohin seksin si burim primar kënaqësie pasi nuk kanë takat të sigurojnë kënaqësi të tjera. Kjo ndoshta shpjegon edhe moshën e re të këtyre vendeve. Më kujtohet një burrë nga Shkodra i cili para disa vitesh priste të bëhej baba për të tretën herë radhazi më tha duke qeshur: “S’kena ça me ba pa punë jena dhe hajt se po bajm fmij”

official site Po nuk ka qenë gjithnjë tabu. Gazetat e disa viteve më parë shkruanin për PËRDALTORET që ishin shtëpitë publike të viteve ’30. Siç duket mbreti Zog e kishte kuptuar se nuk mund ta ndalosh vesin, se sa më shumë ta ndalosh atë, njerëzit aq më shumë tundohen prej tij.

trading opzioni binarie cos////\\\\\\'è Në piramidën e nevojave MASLOW në bazën e saj ka vendosur si nevoja thelbësore ushimin veshjen dhe seksin. Ja pra pse në shoqëritë që seksi shihet ende si tabu ose ofrimi i tijj qoftë edhe me pagesë është turp vihet re një ndrydhje. Ndrydhja shndërrohet në ngërç, e ngërçi në ku ta di unë se çfarë.

Bonuses Çdo shoqëri ka veset e saj. Në to hyjnë edhe droga prosticioni e të tjera si gënjeshtra, hajnia a ku ta di unë se çfarë. Këto vese me kalimin e kohës përvetësohen nga krimi i organizuar dhe kthehen në llokma të majme fitimesh. Para të pista që me një lavariçe të mirë si investimet në ekonomi kthehen sa të hapësh e të mbyllësh sytë në para të pastra. Por gjithmonë harrohet se pas tyre fshihen skllevër, varësi, ndjenja dhe shpitra të humbur.

http://smwidubai.com/?arfos=%D8%A7%D9%84%D8%AE%D9%8A%D8%A7%D8%B1%D8%A7%D8%AA-%D8%A7%D9%84%D8%AB%D9%86%D8%A7%D8%A6%D9%8A%D8%A9-%D8%A7%D9%84%D8%A8%D8%B1%D9%85%D8%AC%D9%8A%D8%A7%D8%AA-%D8%A7%D9%84%D8%B4%D9%85%D8%B9%D8%AF%D8%A7%D9%86&09a=f6 Një pyetje tjetër që ia vlen të shtrohet është: “A mund të kthehen në vlerë këta vese?” Në treg çdo gjë që shitet e blihet e ka një vlerë, e ka një çmim (jemi apo s’jemi në kapitalizëm!!!). doja të thoja në vlerë shoqërore. Vërtetë a do të ishte Shqipëria më e mirë sikur të legalizoheshin veset e kësaj shoqërie?

my review here Pa dyshim që po. Nuk mund të kuptohet frika që ka politika për të bërë gjënë më të thjeshtë LEGALIZIMIN e tyre. Një furrëtar më thosh një ditë ku po bisedonim për hashashin: “Nuk e legalizojnë se i bie çmimi.” Thua të ketë pasur të drejtë? Një gjë dihet me siguri që buxhetit të shtetit do t’I hynin disa miliona euro çdo vit më tepër. Ashtu siç është vërtetuar nga përvoja e disa shteteve liberale si Hollanda dhe Zvicra që legalizimi i veseve ul numrin e krimeve sepse nga të ndaluara i bën veset e lejuara dhe duke e bërë këtë, ti e lë krimin pa punë. Apo mos vallë friken se boshatisen burgjet si ndodhi në Hollandë?

 

Related News

Comments are closed

© 2015 Argument+ | All rights reserved.