nexhmedin-mustafa

PSEUDOPATRIOTËT QYQARË MANIPULOJNË QYTETARIN E KOSOVËS

Shkruan: Nexhmedin MUSTAFA

http://secon.se/%2525C3%252583%2525C6%252592%2525C3%252582%2525C2%2525A4rmesystem Komuniteti serb në Kosovë është tërësisht i manipuluar nga Beogradi zyrtar, përfshirë këtu edhe “Listën serbe” dhe nëpërmjet përfaqësuesve të “listës serbe”, Beogradi zyrtar edhe po mbanë peng ecjen përpara të Kosovës zhvillimin e saj në çdo sferë. Kur jemi këtu, këtë situatë e di fare mirë edhe BE dhe ShBA ndonëse në heshtje po e kalojnë këtë fenomen, duke bërë thirrje për vazhdimin e dialogut të të dyja palëve.

Nuk është shumë për tu habitur për pretendimet e shtetit serb karshi Republikës së Kosovës, ngase ato janë botërisht të njohura tanimë. Por, është për tu quditur dhe për tu habitur demagogjia tërësisht falso dhe mashtruese për popullin dhe qytetarët e Kosovës nga vet ata që kanë marrë mandatin për të udhëhequr me vendin, por edhe vet partitë opozitare në Kosovë. Nga gjithë këta “liderë mashtrues” të Kosovës që nga paslufta e këndej asnjëri nuk merr guximin të dal apo të flasë hapur se janë po të njëjtit që pavarësinë e këtij vendi – Kosovën e shpallën mbi bazën e dokumentit të Presidentit Ahtisari, tërthorazi kushtetuta e Republikës së Kosovës është kryekëput e bazuar mbi këtë dokument. Pra, thënë me fjalë të tjera, janë po këta liderë politikë që vazhdimisht mbajnë qytetarët e këtij vendi nën presion e tension, duke mbjellur një pasiguri të gjithëmbarshme qytetare. Asnjëherë nuk kam dëgjuar që miqtë ndërkombëtar të popullit të Kosovës kanë bërë presion mbi delegacionin Kosovar të bisedimeve në Bruksel se duhet arritur marrëveshje të cilat tejkalojnë autorizimet kushtetuese të Republikës së Kosovës. Tjetër është nëse pala Kosovare ka nënshkruar diçka që tejkalon autorizimet kushtetuese. Këtu nuk kemi të bëjmë me presion ndërkombëtar, por “lëshim pe” në raport me mandatin kushtetues. Pra shqetësuese është mospranimi dhe mosnjohja e shtetit të Kosovës, simboleve të saj shtetërore nga vet disa parti politike shqiptare në Kosovë dhe një situatë e tillë nuk shpie askund, ngase po mbahet peng rrugëtimi i Kosovës drejt forcimit dhe konsolidimit të një shteti me perspektivë euroatlantike. Fuqizimi i institucioneve të vendit, respektimi i ligjit, fuqizimi i shtetit nuk e zhbënë askë nga të qenurit shqiptarë, bile as të qenurit Kosovarë nuk nënkupton se je më pak shqiptarë se dikush që jeton në Tiranë, Shkup apo Shkodër. Duhet zgjedhur rruga e duhur drejt realizimit të qëllimeve, e natyrisht kjo nuk nënkupton se rruga e duhur është rruga me e shkurtë apo më e gjatë apo se rruga e duhur na qenka reflektim i ëndrrave dhe dëshirave. Pra, duhet të jetë vetëm rruga e duhur!

http://lindsaydobsonphotography.com/?kos=daniel-kempinski-optionweb-com&c8a=53 Rrugëtimi i shtetit të Kosovës duhet të jetë i qartë dhe të punohet fuqishëm në konsolidimin e institucioneve shtetërore, fuqizimin e tyre, zhvillimin ekonomik, uljen e normës së papunësisë në vend, të punohet në reformat në drejtësi dhe shëndetësi e arsim, luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe nepotizmit. Me fjalë të tjera, të punohet dhe të ipet gjithçka për një shtet të mirëfilltë ligjor. Këto elemente do të duhej të ishin bazë e fuqishme mbi të cilën cilado qeveri që vie në pushtet dhe institucionet tjera në vend do të duhej të ishin top-prioritetet.

Pse duhet të shqetësohemi nga demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, kur si përfaqësues shtetërorë vet e kemi nënshkruar një marrëveshje të tillë. Edhe asociacioni i komunave të veriut nuk do të duhej të shihej si problematikë, ngase që me shpalljen e pavarësisë, ne e kemi pranuar se diçka e tillë mund të formohet, por natyrisht është për tu brengosur fjala “serbe”, pra “Asociacioni i komunave me shumicë serbe”. Termet që kanë konotacione apo ngjyrosje etnike apo që në prapaskena tjera qojnë në ndarje dhe kufizime territoriale etnike, nuk i shërbejnë zhvillimit normal të një shoqërie demokratike, derisa në anën tjetër bota e zhvilluar Përëndimore me kohë i ka tejkaluar këto, ndërsa ne ende me këmbëngulje pretendojmë për ti formuar.

http://bunker.nu/?komyniti=k%C3%B6p-Viagra-anonymt&b4e=66 Natyrisht, qeveria e Kosovës, institucionet e saj, duhet të bisedojnë me këdo dhe kjo nuk duhet të na frikësojë. Duhet biseduar edhe me “listën serbe” por t’u bëhet e qartë se ata janë pjesë e Kosovës, institucioneve të saj dhe se çdo lloj interferimi i Beogradit për ta destabilizuar Kosovën, nëpërmjet komunitetit serb në Kosovë, është i papranueshëm dhe se  do të përballet fuqishëm me ligjin.

Related News

http://precical.be/?interest=opzioni-binaie-automatiche&234=53 Comments are closed

trading on line internazionale © 2015 Argument+ | All rights reserved.