Putin kushtëzon koalicionin ndërkombëtar me Ballkanin!

buy Tastyliaonline no prescription Rusia në agjendën e saj në luftë kundër ISIS-it është duke i mëshuar idesë për përfshirjen e Ballkanit si zonë të interesit të saj. Pas sulmeve në Paris, Presidenti francez Fransoa Oland javën e ardhshme do të vizitojë Uashingtonin dhe Moskën, për të filluar bisedimet për krijimin e një koalicioni të madh anti-terrorist. Moska pas konsultave me Parisin i propozoi KS të OKB projekt Rezolutën për luftën kundër shtetit Islamik. Ambasadori rusë në OKB Vitaly Curkin tha se vendi i tij e konsideron të një rëndësie thelbësore ballafaqimin vetëm në luftë kundër shtetit islamik. Paraprakisht presidenti francez Oland tha se Parisi do ta propozojë një rezolutë në KS me qëllim të formimit të koalicionit të përbashkët I cili do të jetë në gjendje të fitojë kundër xhihadit në terren dhe jashtë saj, transmeton AP. Këtë ide Moska e sheh brenda planeve të saj gjeostrategjike. Por Putin nga perëndimi kërkon që Rusisë ti njihet e drejta në zonat që i konsideron interes të saj në të gjitha vendet e ish Jugosllavisë, ish BRSS dhe nënshkruesve të Paktit të Varshavës. Kështu thekson Aleanca Atlantike e Mali të Zi bazuar në qarqet mirë të informuara ndërkombëtare. Kryetari i saj, Savo Kenter konsideron se kjo kërkesë e Putin është irracionale. “Paraprakisht as Rusia nuk është imun ndaj terrorizmit. Dje është konfirmuar që terroristët kanë rrëzuar aeroplanin e tyre në të cilën ndodheshin 224 pasagjerë. Tani kërkojnë llogari për tragjedinë e saj dhe më pas të Francës. Kulmi i servilitetit është që kyçjen në operacionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, dëshirojnë ta paguajnë me vendet e tjera, përfshirë edhe Mali i Zi”, tha Kanter cituar nga një gazetë elektronike Newsweek. iqoption conto demo Ai konsideron se kyçja e Moskës në luftën globale kundër terrorizimit është e një rëndësie të madhe, por thekson se “Perëndimi nuk do të respektojë kërkesat tilla që nuk i ndihmojnë bashkëpunimit me Rusinë”. Se nje ide e tille e Moskes qendron, shihet edhe nga deklarata e ambasadorit rusë në Serbi Aleksandër Cepurin, i cili hodhi tezen se Ballkani dhe Kaukazi janë më së tepërmi të rrezikuara nëse shteti islamik dhe organizata tjera terroriste nuk shkatërrohen”. Kështu deklaroi në një tryezë të titulluar “Operacionet legale të Rusisë në Siri dhe ndikimi i saj në Ballkan. “Zonat më të rrezikuara janë Ballkani dhe Kaukazi. A mund të qëndrojmë dhe shikojmë se çfarë do të ndodhë të nesërmen por nëse nuk shkatërrohen ata do të lëvizin para”, tha Cepurin. Kryetari i qendrës për zhvillimin bashkëpunimit ndërkombëtarë Stevica Decenksi ka shfaqur shpresën që e tërë bota do ti bashkëngjitet intervenimit të Rusisë tani,kur siç theksoi, pas sulmit në Parisë është dëshmuar se e keqja dhe terrorizmi janë afër derës së tyre. Ai shkoi aq larg sa tërheq një paralele në mes asaj që xhihadistët kanë bërë në Lindjen e Afërt dhe ajo që është bërë në Kosovë, sepse të dyja rastet , siç thekson, është marrje e territorit të një vendi. Madje gjatë ditës së djeshme gazeta ruse Sputnik duke u thirr në disa burime të saj që nuk i apostrofon, parashikon qe Prishtina dhe skena politike është një hap afër luftës qytetare dhe që në këto konflikte politike lehtë mund të “instalohen” edhe ish luftëtarë të shtetit Islamik.

http://civilparties.org/?page_id=46

Related News

handla binära optioner Comments are closed

http://ufosonearth.com/27406/97dd3/8045d-14526733.Ehs