QKSS: Qytetarët e Kosovës si luftëtarë të huaj në Siri dhe Irak

purchase cheap Seroquel onlineSeroquel effects Komunikatë për Media

icke receptbelagda Viagra 25 mg

alfio bardolla opzioni binarie Raport për shkaqet dhe pasojet e përfshirjes së qytetarëve të Kosovës si luftëtarë të huaj në Siri dhe Irak

forex sistemi nasıl

Best part-time it jobs Prishtinë, 14 prill 2015.

http://moragbrand.com/?ljap=opzioni-binarie-OANDA&18f=7f opzioni binarie OANDA

opzioni binarie euromoney Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka hartuar një raport të detajuar lidhur me shkaqet dhe pasojat e përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e Lindjës së Mesme, përkatësisht në Siri dhe Irak. Ky është raporti i parë i këtij lloji i cili në mënyrë të detajuar dhe i bazuar në një punë të gjerë empirike, identifikon shkaqet dhe pasojat e përfshirjes së Kosovarëve në konfliktet Lindjes së Mesme. Duke krahasuar Kosovën me 21 vende tjera të Evropës Perëndimore, përfshirë edhe ShBA, Rusinë dhe Turqinë, raporti gjenë që Kosova dhe Bosnja kanë më së shumti luftëtarë për kokë banori në Siri dhe Irak. Megjithatë, rangimi dallon kur bëhet krahasimi i numrit të këtyre luftëtarëve për kokë banori në raport me popullsitë muslimane të këtyre shteteve ku si rrjedhojë janë pikërisht popullsitë muslimane të vendeve jomuslimane, si Finlanda, Belgjika, Danimarka, etj., që janë më shumë të prekura nga kjo dukuri. Në këtë rangim Kosova listohet e 14 mes 22 vendeve perëndimore me numrin e luftëtarëve për kokë banori musliman. Nga aspekti i ndikimit dhe shkaqeve të jashtme, raporti gjenë “Tekfirin” si ideologji specifike ekstremiste që përqafon ISIS dhe prehë e të cilës bien disa nga qytetarët e Kosovës kur marrin rrugën e tyre për të luftuar në Siri. Raporti bënë një ndarje ndryshe nga ajo që është bërë deri më tani, dhe bënë dallim të qartë ideologjik mes praktikuesve liberalë dhe koservatorë të fesë Islame që dallojnë shumë nga “Tekfirët” të cilët janë grup i devijuar dhe përjashtues edhe ndaj vetë besimtarëve muslimanë. Raporti gjenë që ideologjia “tekfiriste” është futur në Kosovë më intesifikisht nga viti 2005 nëpërmjet disa imamëve të Shkupit të cilët kanë rënë viktimë e kësaj ideologjie gjatë studimeve të tyre kryesisht në bazën ideologjike të “Tekfirit”, pra në Egjipt. Ky grup, edhe pse momentalisht jo i madh, përbënë potencial për rrezikim të sigurisë nacionale të Kosovës dhe sfidim të rendit kushtetues. Nga aspekti i ndikimit dhe shkaqeve të brendshme në Kosovë, raporti gjenë një sërë faktorësh që kanë ndikuar që kjo ideologji të përqafohet nda një numër i qytetarëve të Kosovës, kryesisht të rinj. Strukturat e dobëta shtetërore që nga paslufta, politikat e paqëndrueshme, korrupsioni, shkatërrimi i përgjithshëm i vlerave shoqërore, kriza identitare, ekonomia e dobët, varfëria, sistemi i shkatërruar i arsimit, izolimi i qytetarëve të Kosovës etj, kanë ndërvepruar dhe si rezultat kanë krijuar hapësirë të mjaftueshme për grupet ekstremiste që t’i shfrytëzojnë në favor të argumentimit tyre ideologjik. Autori i raportit dhe ekipi hulumtues, kanë rënë në kontakt të drejtpërdrejtë me ish-ekstremistë të tekfirit, 6 ish-luftëtarë të Sirisë të kthyer në Kosovë dhe familjet dhe të afërmit e 12 luftëtarëve tjerë dhe gjenë disa aspekte dhe kushte individuale që lehtësojnë bindjen e tyre për të shkuar në Siri. Ato përfshinë, karakteristikat individuale të secilit që kryesisht janë të rinj dhe jo mirë të shkolluar; kanë kushte kryesisht të tmerrshme jetese; janë kryesisht të izoluar nga shoqëria dhe shpeshëherë edhe nga vetë familja. Raporti poashtu gjen që disa nga këta individë bien prehë e (keq)kuptimit të konceptit të shehidit i cili është i fortë në Islam, duke bindur këta individë t’iu nënshtrohen ideologjisë esktreme ku shumë prej tyre të përfundojnë në Siri. Raporti po ashtu spikatë veprimet e pamenduara të institucioneve shtetërore dhe shoqërisë që çojnë në pasojën e padëshiruar, pra në përforcimin e ekstremizmit dhe qarqeve “tekfire”. Këto përfshijnë: marrjen kryesisht me pasojat (pra ekstremistët) dhe jo shkaqet (pra faktorët që i krijojnë ata); aplikimi i standardeve të dyfishta në raste të ckatuara nga organet e drejtësisë kur bie fjala tek dallimi mes “lirisë së shprehjes” dhe “shprehjes së urrejtjes” për kategori të ndryshme; ekstremizmi i diskursit publik nga besimtarët dhe jobesimtarët e cila shtynë te dyja palët në eksremet e tyre. Gjetje poashtu kanë identifikuar shpërfilljet e BIK-ut në raport me disa xhami të saj të cilat janë përdorur nga imamët “tekfirë” në dëmë të prodhimit të dijes së mirëfillt fetare dhe në funksion të promovimit të ekstremizmit. Raporti po ashtu gjenë edhe papërgjegjësinë etike gjatë ligjeratave të disa imamëve joTekfirë (joekstremistë) të cilët duke përdorur gjuhë të pamatur mund të ndikojë pavetëdijshëm në ekstremizmin e ndonjërit nga ndjekësit e tyre si pasojë e padëshiruar. Si rrjedhojë e një analize të gjërë e të gjatë, QKSS vjen me disa rekomandime si në vijim: (i) duhet të ketë qasje dhe zbatim të një programi gjithpërfshirës për rehabilitimin dhe reintegrimin e luftetarëve të huaj të cilët sipas QKSS-së dallojnë, sepse mes tyre ka tri kategori: (a) ata që janë penduar edhe pse kanë shkuar në Siri por edhe pse kanë përqafuar tekfirizmin; (b) ata që janë penduar pse kanë shkuar në Siri por jo pse e përqafojnë tekfirizmin; (c) ata që nuk janë penduar as pse kanë shkuar në Siri e as pse e kane përqafuar tekfirizmin; (ii) kështu që nuk mund të ketë një qasje të stilit “një kallëp për të gjithë”; (iii) raporti po ashtu rekomandon që arrestimet dhe burgosjet duhet të shmangen sa më shumë të jetë e mundshme, përveç në rastet kur ka indicje dhe prova të mjaftueshme se individë të caktuar përbëjnë rrezik iminent për sigurinë nacionale dhe rending kushtetues; (iv) duke konkluduar që është e pamundur që të rinjtë të de-radikalizohen nga institucioneve laike si të vetme, raporti rekomandon që duhet të ketë një bashkëpunim shumë të ngushtë mes institucioneve laike shtetërore dhe institucioneve fetare dhe vetë imamët legjitim e kredibil, ku këta të fundit duhet të jenë në ulësen e parë të përpjekejeve për de-radikalizim dhe parandalimin e shpërndarjes tutje të radikalizmit. Raporti ka edhe një sërë rekomandimesh për BIK-un, imamët, institucionet shtetërore, donatorët, dhe për sektorë tjerë shoqërorë e që më gjerësisht mund t’i lexoni në raport.

automated binary options trading system

Related News

optinobit com © 2015 Argument+ | All rights reserved.