Shkrimtari Fatmir Halimi sjell librin e ri “Prej modernes kah postmodernia”

http://tenletter.co.uk/tag/jimmy-mofo/?page_id=6 Shtëpia botuese “ProkultPress”, Prishtinë, dje nxori librin diskursiv “Prej modernes kah postmodernia” të autorit tashmë të dëshmuar në fushën e kritikës letrare Mr. Fatmir Halimi.

http://achievementcenters.com/?RANDnids4=bonus-broker-opzioni-digitali&9e6=38

Libri është rezultat i komunikimit të tij të vazhdueshëm me lexuesin për gati një decenie, duke filluar nga viti 2008 e deri më sot. Në këtë libër janë të përmbledhura idetë dhe studimet e tij shkencore të botuara nëpër revistat kulturore, gazetat tona periodike e ditore si dhe në portalet e ndryshme që dalin sot në trevat tona.
Libri “Prej modernes kah postmodernia” është i ndarë në dy pjesë: modernia dhe pjesa e dytë postmodernia.

Pjesa e parë modernia, lëndë trajtimi ka periudhën moderne, format modelet dhe gjinitë letrare që u zhvilluan, kurse për model ka shkrimtarët Gergj Fishtën, Migjenin dhe Lasgush Poradecin e model të shkrimit të tyre ka marrë Lahutën e Malcis, Vargjet e lira dhe vallja e Yjeve. Të gjitha këto të shtjelluara në pjesën e parë, modernia.
Kurse pjesa e dytë, postmodernia trajton mendimet e para rreth këtij diskursi kritik, kohën kur filloi të përdoret për herë të parë termi postmodern, mendimet e kritikeve të huaj dhe të atyre shqiptarë që janë duke u marrë me këtë fushë të re të kritikës së letërsisë. Model të shkrimtarit postmodern tek ne ka marrë për interpretim doajeni i letërsisë sonë Zejnullah Rrahmanin, kurse për trajtim veprën “Sheshi i Unazes”, që edhe nga të tjerët është cilësuar si kryevepra e autorit. Po për këtë model të shkrimit postmodern kam trajtuar edhe romanin “Dashuri e Humbur” të autores së re në letrat shqipe Behare Rexhepi. Prandaj sipas autorit këto dy vepra na ofrojnë mundësi të mëdha interpretimi të kategorive stilistike postmoderne.

forexyard daily forex analysis “Libri nga sot gjendet në të gjitha libraritë e kryeqytetit me një çmim të volitshëm, i cili do të jetë me interes të veçantë për studentët dhe studiuesit e letërsisë”, shkruan autori Mr. Fatmir Halimi. /DritarjaOnline/

Related News

binära optioner program Comments are closed

© 2015 Argument+ | All rights reserved.