Si do të jetë transporti në të ardhmen?

Shkruan: Gëzim Hoxha

Tastylia Germany FORD ka prezantuar prototipin e ri, i cili është makina e të ardhmes. – bën të ditur THE GADGET WEBSITE. Të gjithë po merren me zhvillimin e teknologjive të reja për përmirësimin e makinave në përshtatje me kërkesat e konsumatorëve, ndërsa FORD po bën diçka krejt tjetër. Kjo kompani po merret me gjetjen e formave të reja të transportit të cilat plotësojnë transportin tradicional dhe e përshtasin atë me jetën e qytetit.

http://indict.org.uk/?RAND=acquistare-currency-online Ky është FORD i qytetit, ku dronat shpërndajnë ushqimet, ju nuk keni një makinë dhe një robot i vogël ju merr nga makina për në shtëpi.

Ken Washington, Zëvendës President i Kërkimeve së Inxhinierisë të avancuar në Ford thotë: “Ford e ka në zemrën e tij kulturën e përçarjes dhe inovacionit të projektuar për të dalë me zgjidhje që vënë njerëzit të parët, për t’iu kursyer atyre kohë, para dhe përkeqësimin e gjendjes në të cilën ata ndodhen, si dhe për t’i bërë qytetet tona më të jetueshme.”

Carr-E është një formë e transportit personal, që ngjason me një copë dërrasë që rri pezull, ju mund të qëndroni mbi të dhe ai zhvendoset duke iu mbajtur në ekuilibër. Ajo është projektuar për të përshtatur brenda makinës tuaj një timon rezervë, duke e bërë më të lehtë transportimin.

grafici opzioni binarie gratuiti Ideja është që kur ju të parkoni, të merrni Carr-E, dhe ta përdorni atë për miljen e fundit të udhëtimit tuaj, në vend të metros apo autobusit. Ashtu si sugjeron edhe emri, Carr-E gjithashtu mund të mbajë paketa të rënda për ju njësoj si edhe droni. Kjo pajisje do të bëhet edhe më popullore, kur qendra e qytetit të bëhet më e përdorshme nga këmbësorët dhe kur të ndalohen automjetet me emetim të lartë.

http://myprologs.com/go34fs/hareov.php?sj=how-is-the-mmr-vaccine-made Ato ngjajnë me mjetet që ngiten vetë pa pasur nevojë për shoferë dhe që transportojnë në mënyrë shumë efektive mallrat dhe që komandohen nga ajri si dronat duke u ngritur në këmbë për të hedhur mallrat e ngarkuar në ballkon.

curso de opções binarias download Ato mund të përdoren për çdo gjë nga ushqimet te ilaçet e deri tek ndalimi i makinave të shpërndarjes në hapësira të ngushta dhe jo të sigurta. Mësohet që FORD do e ketë gati këtë makinë për qëllime tregtare aty nga viti 2021. Pritet që makinat elektrike t’ia kalojnë për nga numri makinave me karburant gatë 15 viteve të ardhshme.

Format futuriste të transportit nuk kanë të sosur. Para disa ditësh portali LIVE SCIENCE në një shkrim të tij prezantoj idenë e një makine fluturuese të George Jetson. Ky koncept multifunksional i transportit është thjesht një kapsulë e cila mund të transformohet në autobus, në tren dhe në aeroplan njëherësh.

Pra ky koncept kërkon futjen e transportimit tre dimensional që do t’i jepte zgjidhje këtij problemi në megaqytetet tona në një të ardhme të ardhme duke integruar një infrastrukturë inteligjente dhe të qëndrueshme, fuqinë e sistemeve, planifikimin urban dhe social dhe plot gjëra të tjera që duhen të mbahen parasysh.

Është e qartë se vendosja e një droni operativ në një zonë të populluar do të marrë më shumë kohë. Po sidoqoftë përpjeket nuk kanë të ndalur edhe në këtë fushë. I njëjti portal prezantoi prototipin THE SCORPION 3 muajin e kaluar, një kombinim i teknologjisë së dronit me atë të motorçikletës dhe rezultati është një biçikletë që mund të ngitet pezull.

E megjithatë a e zgjidhin këto përpjekje TRANSPORTIN, i cili si gjithçka e ndërtuar nga dora e njeriut dhe e shtyrë nga etja për fitim është një KAOS i madh? A e bëjnë ato më të sigurt atë. Apo thjesht e zhvendosin transportin nga toka në ajër duke e plotësuar dëshirën më të madhe që njeriu ka pasur ndonjëherë. Të fluturojë. Njeriu ka pasur dëshirë të fluturojë deri sa u shpik aeroplani.

trans2E ardhmja e këtyre përpjekjeve është sidoqoftë e afërt, flitet për 2 dekadat e ardhshme. Po mund të mendohet se thjesht është një përpjekje për ta shpërndarë trasportin midis tokës dhe ajrit duke krijuar disa autostrada ajrore, kështu që nuk do kemi të bëjmë thjesht me shoferë, një njeriu që do marrë mundimin të ngasë mjete të tilla i duhet të jetë edhe pak pilot.

Pikëpyetje e madhe ngrihet se si do të jetë e ardhmja e largët e transportit. Si do të zhvendosen  njerëzit pas një shekulli, si do të lëvizin ata? Po pas 2, 3 a më shumë shekujsh? Po në mijëvjeçarin e ri? A do jetë realizuar një mënyrë e pavarur e zhvendosjes së njerëzve e cila do t’i bënte ata tërësisht të lirë dhe me plot gojën zot të planetit të cilin e popullojnë prej kush e di sa vitesh? A do të realizohet zhvendosja e materies pavarsisht peshës së saj? Apo njerëzit do të jenë në gjendje të zhvendosen në mënyrë telepatike me anë të fuqisë së mendjes dhe do të ndodhen në të njëjtën kohë në dy a më shumë vende njëherësh?

trans3                                                                                    Kjo ka të bëjë edhe me faktin se sa gati është vetë njeriu për të qenë tërësisht i lirë dhe i mosvarur nga KOHA, PARAJA, dhe MJETET e TRANSPORTIT. Kjo ka të bëjë me thyerjen e këtyre vargonjëve “BASHKËKOHOR” skllavërie e mbase me një sistem krejt tjetër. Ndoshta kjo ka të bëjë edhe me dije të harruara apo të fshehura. Ku ta dish, asnjëherë nuk mund ta dish të ardhmen tënde. Për më tepër  NJERIU nuk ka më kohë të mendojë, nuk ka kohë të imagjinojë sepse truri i tij merret gjithnjë e më shumë me hallet e përditshme.
Sidoqoftë këto përpjekje duhen lavdëruar se përpiqen të shkurtojnë distancat, kohën e përshkimit të tyre dhe i lidhin më tepër njerëzit duke e bërë edhe më të vogël këtë botë të cilën e ndajmë me kufij të dukshëm e të padukshëm, të cilën e shesim dhe e blejmë çdo ditë, të cilën e ndërtojmë dhe e shkatërrojmë sa herë që na teket duke harruar që ajo na përket të gjithëve njësoj.

 

Related News

Comments are closed

© 2015 Argument+ | All rights reserved.