Urim i përzemërt për akademikun Idriz Ajeti

köpa Sildenafil Citrate phuket Idriz Ajeti është një emër i mirënjohur jo vetëm në rrethet e atyre që merren me studime albanologjike, po në mbarë botën shqiptare. Ai është një ndër ata dijetarë që veprimtarinë e tyre shkencore nuk e kanë ndarë kurrë nga detyrat qytetare për atdheun dhe popullin e vet dhe që i bëjnë nder kombit shqiptar kudo në botë. Lindi 98 vjet më parë, më 26 qershor 1917, në fshatin Tupallë të Jabllanicës së Epër, pranë Medvegjës (Kosova Lindore). Që kur e ndjeu përgjegjësinë e detyrës dhe u rreshtua vendosmërisht me ata që luftonin kundër shtypjes së shqiptarëve, ai ka qenë dhe ka mbetur “një trim i mirë me shokë shumë”. Idriz Ajeti është një ndër ata që kanë dhënë më shumë për emancipimin kulturor, për shkollimin e rinisë dhe për zhvillimin e shkencës shqiptare.

bloombex option

best binary option broker uk Aftësitë e tij të spikatura drejtuese e organizuese kanë sjellë fryte në veprimtarinë e pasur shkencore të institucioneve të shumta që drejtoi. Ai është themeluesi i organeve shkencore, si “Gjurmime albanologjike” (1962-), “Gjuha shqipe” (1982-1990) dhe i revistës në gjuhë të huaja “Recherches albanologiques” (1984-), drejtues i një vargu veprimtarish shkencore ndër të cilat në radhë të parë Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare i themeluar në vitin 1974. Një pjesë e mirë e punonjësve të shkencës, kulturës, jetës shoqërore në Kosovë kanë qenë nxënës të tij në gjimnaz ose në Universitet, prandaj ai gëzon një nderim të gjerë popullor.

خيار ثنائي إشارة حية

binäre optionen social trading Edhe për Idriz Ajetin shkon më së miri përcaktimi që i ka bërë Eqrem Çabej figurës morale të Aleksandër Xhuvanit, si njeri që udhëhiqej nga parimi se është më bukur të japësh sesa të marrësh. Nderim të veçantë gëzon akademiku Idriz Ajeti ndër kolegët e tij në Republikën e Shqipërisë, ku është gjithashtu gjerësisht i njohur jo vetëm si shkencëtar, po edhe si një personalitet i shquar shoqëror i Kosovës. Veprimtaria e gjithanshme shkencore dhe mësimore e I. Ajetit i ka shërbyer emancipimit të popullit, përpjekjeve të shqiptarëve në ish-Jugosllavi për të drejta qytetare e sidomos për identitetin kulturor e kombëtar të tyre; ajo i shërben ndriçimit objektiv të çështjeve themelore të historisë sonë, si: vendi i djepit të formimit të popullit shqiptar; prejardhja a gjuhës shqipe; tiparet e saj themelore si gjuhë indoevropiane e ballkanike; roli i saj në formimin e Lidhjes Gjuhësore Ballkanike dhe marrëdhëniet me gjuhët fqinje; veçoritë dhe fazat e zhvillimit të saj; ndarja dialektore e shqipes dhe tiparet e grupeve dialektore; ecuria e zhvillimit të shqipes së shkruar dhe rruga e formimit të gjuhës së njësuar letrare; problemet dhe detyrat në fushën e kulturës së gjuhës dhe të përkryerjes së normës letrare.

handla med binära optioner avanza Për të gjitha këto ai ka dhënë ndihmesa të vyera, por gjithmonë duke e trajtur problemin me argumente shkencore të shëndosha. Ajeti me vështrimet e tij pozitive e konvergjente në historinë e formimit e të zhvillimit të shqipes letrare shtroi rrugën për vendimin historik të Konsultës Gjuhësore të Prishtinës (1968): “Një komb – një gjuhë letrare kombëtare”. Ai pati një rol dhe kontribut të shquar në organizimin dhe suksesin e Kongresit të Drejtshkrimit (1972). Ajeti gjithnjë ka argumentuar dhe ka mbrojtur me vendosmëri gjuhën letrare shqipe dhe drejtshkrimin e saj të sanksionuar në Kongresin e Drejtshkrimit, si një fitore madhore kombëtare, si mjetin e pazëvendësueshëm të integrimit e të zhvillimit të jetës shoqërore, të kulturës e të shkencës së popullit shqiptar, kudo ku jeton.

binaire opties beste strategie Në një diskutim rreth kësaj çështjeje ai është shprehur: “Siç e dimë, kemi një gjuhë letrare mjaft të stabilizuar dhe që ka marrë dhenë në gjithë botën shqiptare, jo vetëm në Ballkan … Kam biseduar dhe me albanologë të huaj, të cilët nuk e kuptojnë përse duhet të rishikohet gjuha letrare shqipe. E kemi një gjuhë letrare. Unë them është shumë e mirë. Aq më tepër që edhe kosovarët, që kanë një dialekt që është mjaft larg nga gjuha letrare, me dashamirësi e kanë pranuar. Në shkollat tona të rinjtë, të vegjlit, e përvetësojnë për mrekulli pa kurrfarë vështirësie.” Të gjithë kolegët, miqtë e dashamirët, nxënësit e tij të shumtë anembanë botës shqiptare i urojnë në këtë 98-vjetor të lavdishëm, me gjithë shpirt, akademikut të nderuar Idriz Ajeti që zemra e tij e gjerë dhe fisnike të mos lodhet së rrahuri edhe për vite e vite të tjera në kraharorin e trimit të mirë me shokë shumë të shkencës e të jetës shoqërore shqiptare.

Get Tastylia (Tadalafil Oral Strips) to buy Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare dhe Shoqata e Gjuhëtarëve të Kosovës

Related News

Leave a Reply

köp Viagra 120 mg på nätet Your email address will not be published. Required fields are marked *

come fare soldi borsa

binaryoptionsdaily review

opciones binarias ejemplo

binäre optionen erfahrung 2015 © 2015 Argument+ | All rights reserved.