Fadil

Xhemati dhe elektorati në “facebook”

broker binäre optionen rückerstattung Shkruan: Fadil Lepaja

How can i earn some money sending sms Rrëfimi ynë i sotëm, thotë se një shofer autobusi, porsa vdiq e dërguan në parajsë, ndërkohë që një klerik po e tërhiqnin zvarrë për në ferr. “Kjo është e padrejtë”, po ankohej kleriku, i cili për nevojat e këtij shkrimi preferohet të jetë hoxhë, por mund të ketë qenë edhe prift apo mësues i cilës do fe.

adam abramowicz opcje binarne Ai po betohej se i kishte shërbyer zotit me shumë besnikëri, pikërisht ashtu si thonë librat e shenjtë dhe se nëpër ligjëratat e tij çdoherë e kishte madhëruar vetëm zotin e tij .

deutschland binäre optionen “Nuk dyshojmë aspak, por kur ky e ka vozitë autobusin e tij, të gjithë udhëtarët i janë lutur zotit, me sinqeritet të skajshëm, ashtu si nuk ka ndodhur asnjëherë nën drejtimin tënd. Kur ti ke mbajt “ders”, të gjithë kanë dremitur dhe mërmërisnin në vete lutjet sa për formalitet, ndërkohë që kur ky voziste, askush nuk flinte dhe të gjithë luteshin”.

forum italiano opzioni binarie Kur e dëgjoi këtë argumentim, hoxha (i cili si thamë edhe më herët, mund të ketë qenë edhe prift, apo çfarëdo tjetër) filloi të ecë vet drejt ferrit. E kuptoi, më në fund, se puna e tij nuk ishte të shndërrojë besimtarët në papagaj, robot, apo ushtarë, por ishte të ndihmojë ata që të gjejnë krijuesin brenda vetes dhe të gjejnë dashuri për të gjithë gjallesat të cilave krijuesi u dha shpirt. E kuptoi se besimi nuk është luftë, por është sinqeritet, dije dhe dashuri.

best binary option signal software Rrjetet sociale dhe media e sotme, e cila përcjell ngjarjet duke ndodhur, i jep mundësi qytetarit të jetë pjesë e ngjarjes dhe lajmit, pa qenë fare prezent, prandaj kjo kohë kërkon të tjerë “predikues”.

opcje binarne o co chodzi Ashtu si ndodhi me politikën, ku kanë marrë vëmendje të jashtëzakonshme persona grindavec, ose e kundërta argëtues të masave , ngjashëm po ndodhë edhe me besimet, ku predikues , pa licencë, pa shkollim , apo edhe me shkollim akademik por me agjenda politike, kanë ndie në vete thirrjen për të predikuar, apo dalë në mbrojtje të rrymave të ndryshme , shkollave të ndryshme, politikave të ndryshme rreth besimit.

ejemplo de opciones financieras Ky rrëfim, me të cilën e filluam këtë shkrim, mund të ju duket vetëm si një barsoletë e hidhur e cila na thotë se ka shpresë edhe për drejtuesit e këqij të autobusëve, biçikletave, aeroplanëve, e pse jo edhe shteteve, por mund edhe të ketë kuptimin se klerikët jo domosdo shkojnë në parajsë. Edhe ata janë njerëz dhe se puna e tyre mund të vlerësohet edhe politikisht në rregull, në tokë, por se në qiell mund të kalojë krejt ndryshe…! Kush i di , këto punë?!

أسعار الفوركس في السوق المفتوحة بباكستان Përfundimisht, këto kohë, xhemati nuk po fle nëpër faltore, dhe është më aktiv se mësuesit e tyre të fesë, sidomos nëpër rrjetet sociale, duke krijuar kështu konfuzion të paparë, në kokat, dhe zemrat e njerëzve. Dikur besimtarët, mbase edhe mund të quheshin “tufë” dhe klerikët si barinj të tufës, sepse ata shkonin në shtëpinë e zotit në tokë dhe luteshin, ashtu si i kishin mësuar lutjet përmendësh, shumë prej të cilave as që i kishin kuptuar.

http www opzionibinarie it Feja shërbente vetëm si ngushëllim, të tjerat i “rregullonte” politika dhe shkenca. Sot as shkenca as politika nuk rregullojnë gjë. Ka konfuzion të përgjithshëm dhe nën presionin e zhvillimit të jashtëzakonshëm teknologjik, krejt softueri kolektiv duket të jetë vjetruar dhe të jetë bërë jofunksional. As tufë nuk mund të quhet më, sepse është shkapërderdhur nëpër rrjet dhe barinjët nuk i mbledhin dot me kumbonat e tyre të ndryshkura.

binary options strategies pdf Në fushën e dijes, besimeve, qeverisjes kanë lëvizur gjërat me themel. Nxënësit i mësojnë mësimet e tyre në “youtube”, apo “google”, pasi që nuk i kuptojnë mësuesit e vet në shkolla, dhe vdesin nga monotonia.

trading team Ndërkohë hoxhallarët, më tepër kohë kalojnë në rrjetet sociale dhe në media të tjera sesa në xhami, duke ikur kështu pas “grigjës”. Sot, kushdo që ka një qasje në internet, mund të ligjërojë dhe të mbrojë pikëpamje nga më të ndryshme, duke sjellë kështu edhe në gjuhën shqipe jo vetëm të gjitha rrymat e islamit, por edhe luftën e tyre të madhe politike e ideologjike, në lagjen tonë të vogël, duke krijuar kaos.

forex växla tillbaka pengar Forma më e tmerrshme dhe më e pakuptimtë që e merr kjo luftë është kur fillojnë të shahen mes vete, jo besimtarët, apo ateistët, por vet përfituesit e ndryshëm nga konflikti, të cilët janë në gjendje të fyejnë, të krijojnë sherr vetë që të ecë biznesi i tyre. Kjo grindje pastaj futet në popul.

http://portsmouthpartnership.org/?kompas=%D9%81%D8%B1%D9%88%D9%82-%D8%A7%D9%84%D9%81%D9%88%D8%B1%D9%83%D8%B3&460=dd فروق الفوركس Në këtë vend të varfër ku asnjë biznes nuk ecë pa shtet apo mbështetje financiare nga jashtë, përfitues të ndryshëm brenda nate ndërrojnë pikëpamjet, lëshojnë mjekër, dhe kyçen në rrjetin financiar ndërkombëtar që mbështetë ideologjinë dhe politikën e këtij apo atij vendi me pretendime në këto hapësira me potencial të lartë shpërthyes.

Feja e vënë në shërbim të politikës, përgjatë historisë kishte shkaktuar mjerime të mëdha njerëzimit ndërkohë që politika e vënë në shërbim të fesë, po duket se po hapë para nesh humnerën e pafund të konflikteve dhe urrejtjes mes njerëzve.

Çka po ndodh në udhëkryqin shqiptar? Shqiptarët mysliman po shndërrohen, brenda nate, me theks të veçantë në Maqedoni, në mysliman shqiptarë, duke e zëvendësuar vëllazërinë e gjakut me atë të fesë, ndërkohë që shqiptarët e besimeve të tjera, dhe ata që nuk besojnë, apo kanë dilema, nga shqetësimi po e ngatërrojnë besimin si të drejtë themelore të njeriut, me islamin politik i cili s’ka asgjë të përbashkët me liritë fetare.

Ka shumë gjasë se kështu me apo pa vetëdije janë duke e ndihmuar kështu strategjinë perfide të disa shteteve të fuqishme islamike për të krijuar viktima në baza fetare dhe për të dalë pastaj në mbrojtje publike të “vëllezërve” të tyre !

Në kokat e qytetarëve është gjendje kaotike, pasi që autoritetet formale të politikës, dijes, besimeve, kanë arritur të shpërdorojnë besimin e tyre , kështu që edhe kur thonë të vërtetën i shohin me dyshim. Analistët e shumtë, si këpurdhat pas shiut, janë në përpjekje të vazhdueshme për të dhënë një shpjegim “shkencorë” për këtë fenomen. Por, nganjëherë shkenca flet me dekada për të arritur të e thotë atë që arrin një barsoletë e shkurtër. Kush kujdeset për “shpirtin” e njerëzve? Kush merret me “tufën”?

Kush po e keqpërdorë lirinë e besimit për të akulturuar shqiptarët, për të ndërruar vet sistemin politik, madje edhe vet paradigmën e tyre për botën, jetën, shoqërinë, e kush po e keqpërdorë lirinë e shprehjes duke sulmuar etikën e cila rrjedh nga besimi i tyre?
Pra, si të dilet nga kjo vorbull e rrezikshme ku është futur vendi, kur autoritetet formale kanë lëshuar rrugë para autoriteteve virtuale, dhe politike që ndërtohen me “ndjekës” e pëlqime që blihen me financime të dyshimta?

A ka nevojë shoqëria jonë më për hoxhallarë, dhe priftërinj, përderisa ka këngëtarë e profile virtuale me qindra mijëra ndjekës të cilët grinden dhe kërcënojnë në emër të zotit, më zhurmshëm se cilido hoxhë apo prift i fshatit, aq më tepër që fill pas kësaj, të njëjtit na argëtojnë pa masë?

A ka nevojë shoqëria jonë për shkencë apo për shkolla kur krejt dija paska dalë prej librave të shenjët dhe kur kemi “njohësit” e të gjitha çështjeve të na i sqarojnë sa hap e mbyll sytë të gjitha problemet e kësaj bote? A mund të kontestohet ndonjë e vërtetë, të shprehen dyshime, të deklarosh shijen tënde pa tu hedhur në qafë ushtria e moralit dhe dijes së vërtetë?

A kemi fare nevojë për shtet, kur nëpër pyjet tona, por edhe nëpër kafene ende rrinë komandant që kërcënojnë me jetë këdo që shpreh mendimet e tij në profilin e vet?
Merreni si satirë, se realiteti ynë është edhe më konfuz se kaq! Konfuzioni është biznes…! Kombi është shpërngulur nga trojet e veta të lashta, dhe ka zanë vend në facebook. Xhemati dhe elektorati, është arratisur nga realiteti po argëtohen në rrjet. Politikanët dhe predikuesit , pas tyre …!

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2015 Argument+ | All rights reserved.